Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Tahiri: Nuk ka gjoba për jelekë dhe zjarrfikëse, se nuk ka ligj për një gjë të tillë

$
0
0

Ministri Tahiri FOTOMinistri i Brendshëm Saimir Tahiri ka publikuar në rrjetin social Facebook të dhëna mbi aktivitetin dhe arritjet e  policisë përgjatë 400 ditëve.  Tahirit përmes postimeve të tij ka sqaruar se policia nuk ka vënë asnje gjobë ndaj asnjë shoferi për mungesë të jelekut të verdhë dhe për mbajtjen e zjarrfikëses.

Kjo, sipas ministrit te Brendshëm për një arsye të thjeshtë; nuk ka asnjë ligj që e kërkon pasjen në makinë të këtyre dy zërave shumë të përfolur ditët e fundit..

A e di se Policia ka vendosur 0 (zero) gjoba për zjarrfikësen në makinë sepse nuk e kërkon ligji një gjë të tillë?

A e di se Policia ka vendosur 0 (zero) gjoba për jelekun e verdhë sepse nuk e kërkon ligji një gjë të tillë?”.

“A e di se Janar-Shtator 2013, Policia ka vendosur 1.957 gjoba për kutinë e ndihmës së shpejt përkundër 380 gjobave gjatë këtyre 400 ditëve?”. 

Më tej ministri renditi statistika të tjera për 400 ditët e pune se tij, ku sipas shifrave policia ka arrestuar 9 821 persona për krerjen e veprave të ndryshme penale.

“A e di se këto 400 dite, Policia ka kontrolluar 536.611 mjedise/mjete? (1.341 mjedise/dite).

A e di se këto 400 dite, Policia ka sekuestruar 301.383 municion të paligjshëm? (753 municione/dite).

A e di se keto 400 dite, Policia ka sekuestruar 1.175 arme pa leje? (3 arme/dite).

A e di se keto 400 dite, Policia ka trajtuar 63.535 konflikte ndermjet qytetareve? (159 konflikte/dite).

A e di se keto 400 dite, Policia ka arrestuar 9821 persona per vepra penale te ndryshme? (24.5 persona/dite)”, shkruan ministri i Brendshëm Saimir Tahiri./j.h


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>