Lajmi se kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një këshilltar për rajonin, është pritur mjaft mirë në Kosovë. Komentuesit e blogjeve të faqeve kryesore në Kosovë, vlerësojnë Ramë, duke thënë se ai është duke bërë diçka reale për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë. E vetmja kritikë për Ramën, ka të bëjë me emrin që ka zgjedhur si këshilltar. Edhe ose shumica e vlerësojnë Shkëlqen Maliqin, një pjesë e mirë e komentuesve nuk kanë mendim të mirë për të. Më poshtë janë disa prej komenteve të marra nga blogjet kosovare:
“Vendim i qëlluar. Bravo Edi. Po shihet se Edi e ka me një mend dhe dëshiron ta vazhdojë punën e mirë që e ka filluar me Tiranën dhe ta zgjerojë në tërë Shqipërinë. Pra, jo poste nipave, dajave dhe kushërinjve si në Kosovë, por njerëzve që kanë vlera dhe para së gjithash, njerëzve që kanë diçka në kokën e tyre dhe nuk janë kokëboshë si këta qeveritarët e Kosovës.”
“Vendim për ta përshëndetur.”
“Po çfarë vendimi i qëlluar?!! Po ky është nihilist i përbetuar dhe kurrë nuk vjen te qëllimi kur debaton për diçka! Po ky eshte inkompetent dhe i paditur të jetë këshilltar. Edi, keni bërë zgjidhje te gabuar. Në Kosovë ka njerëz shumë më profesional e më kompetentë që kishin me ta kry punën e këshilltarit për rajonin.”
“Qysh bre ky, por ky s’di me folë o njerëz, nuk di me i artikulu mendimet, e mos të flasim se djali i kujt është. E kuptueshme, Rama nuk don me ndi për Kosovën, prandaj ka zgjedhë këtë belbanin injorant.”
“Tek ja ka dhënë Hashimi hua, tash ky e fut Shqipërinë në bisedime me Greqinë për jugun e Shqipërisë. Ky si këshilltar i Hashimit e pat futë Hashën ë bisedime për veriun. UD-bash i fortë është ky.”
“Siç duket, katundarëve i ka mbetur hatri pse nuk është emëru A.Demaçi ose A.Syla.”
‘Parashtrohen disa pyetje: 1. Në cilën gjuhë do të kuptohen mes veti. 2. A do të shkojë tash kështu në mënyrë më direkte agjenda prej Tiranës në Prishtinë? 3. Apo tash Prishtina është afruar më shumë dhe “avancuar” sa të përcjellë agjendën për Tiranën? 4. A do të figurojë Maliqi si këshilltar ndërlidhës edhe për Hashimin? 5. Është ky plan i biseduar në Festin e Prizrenit, apo potez i strategjisë së planifikuar për “normalizimin” e marrëdhënieve? A do të ketë tash e tutje probleme me produktet e shqiptarëve në doganat mes shqiptarëve?!”
“Bravo Rama, bravo Maliqi, suksese.
“Shumë urime dhe përgëzime z.Rama. Me sa di unë, është rasti i parë që qeveritarët e Shqipërisë e thërrasin në ndihmë një ekspert nga Kosova. Populli nuk mund të jetë gabim. E dinë shqiptarët pse kanë bërë ndryshime. Hap i vogël në udhëtimin e gjatë në shpërfilljen e kufirit që e kanë vënë pushtuesit.”
“Zgjedhjen nuk e ka bërë Rama, por B.Haxhiu. Nuk do të doja ta paragjykoja, por unë Maliqin e lexoj qysh kur është kthyer nga Beogradi. Nuk mbaj mend nëse ndonjëherë ka pasur ndonjë shkrim ose kolumne që ka kritikuar ndonjë dukuri e lidhur me pushtetin. A ka pasur Maliqi ndonjë analizë lidhur me këtë kastë të paditurish që është instaluar tani dhe 6 vite në KS? Kjo për shkak të mungesës së guximit intelektual, e jo për shkak të mungesës së dijes dhe informacionit që ai posedon. Këtë po e them për të bere dallimin në mes të intelektualit të mirëfilltë dhe analistit të zakonshëm që si mjet të analizës ka spekulimin dhe si qëllim mbijetesën. Fatkëqësisht, neve na mungon kalibri i intelektualit të Havelit që shërben si ndërgjegje i popullit. Intelektualit që gjerat i thotë troç.”
“Në qoftë se kjo është e vërtetë, mundet me pas sukses në politikën shqiptare në përgjithësi se z.Maliqi është këshilltar i aftë.”
“Përgëzime zoti kryeministër Rama. Ja ke nis për së mbari, kështu duhet të veprohet dhe Tirana zyrtare duhet të vetët për gjthçka çka duhet të ketë më shumë të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, në një zyrë të qeverisë së Tiranës.”
“Z.Rama, ne kosovarët jemi mësu vetë me fjalë e rrena të Berishës e premtime të boshta, ndërsa ti bën vepra pa shumë fjalë. Është një gjest shumë i mirë që në kabinetin tënd ndodhet një kosovar, edhe pse unë nuk di shumë për të, por idea është shumë e mirë.”
“E paske kënaqur, e paske bërë bërllog. Po çka po të duhet ky njeri more, po çfarë këshilltari është Shkëlzen Maliqi, të gjitha mundet me qenë vetëm këshilltar jo se jo. Mundet me qenë, por për se mbrapshti, po. Eh mozomakeq për kombin shqiptar se kush po i udhëheqë edhe në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Ishalla zoti ju ndihmon se mozomakeq kush po udhëheqë me kombin,… katastrofë…”
“Shkëlzen Maliqi është mendimtar i jashtëzakonshëm. Analizat e tij politikologjike janë më të veçantat në trevat shqiptare. Bravo për Edi Ramën, i cili po tregon se ka sens për të zgjedh njerëz të mençur rreth vetes.”
“Për Zotin, po më befason për të mirë Rama me disa poteza. Shkëlzeni është njëri ndër analistët më të shquar të regjionit. Një njohës i mirë i politikës rajonale, posaçërisht të ish Jugosllavisë. Por, mos të harrojmë se Shkëlzeni është një qytetar i shkëlqyshëm dhe intelektual i madh.”