Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati inkurajon Zenin për daljet publike

$
0
0

 

Pas daljeve të shpeshta të Zenit, sidomos pas vrasjeve të fundit në Tiranë, Kunati ka marrë vlerësime negative për daljet e tij. Shumë militantë të PD i thonë se është mirë që ai të mos shfaqet.

Kjo e ngrohu pak Kunatin, pasi gjeti një mënyrë që ta rrisë mërzitjen e njerëzve të PD me Zenin.

Për këtë e thirri në zyrë për një kafe.

-Këto ditë ke qenë mirë shumë, i tha. Sondazhet që kemi bërë, të nxjerrin shumë popullor tek njerëzit tanë.

-Po a e shef ça thonë mor burr, sikur ishte Gërdeci biznesi im, tha Zeni. Unë s’kam asnjë lidhje aty. Më kapi Mihali, tha ke 300 mijë në dorë po ma kalove dosjen. S’qe noj gjë e madhe. Për aq lek s’ja vlente me u ndot. I thashë babit, ja kaloi.

Pastaj më tha Mihali na nxjerrin pengesa në Gërdec. I thashë të çoj Rafin si përfaqësues dhe burrin e tezes, e s’të nget njeri. Ashtu u bë. S’ishte noj gjë e madhe. Ku pyes unë për aq lekë? Pastaj ndodhi ai aksidenti teknologjik, që vdiqën ata. Këta mu turrën mu. Tezja akoma s’më flet me gojë. I thashë babit, jepu nga 20 milion për kokë, boll i kanë. Ata legena donin më shumë. Po ne s’kena punu për ata mo burrë.

-E di, e di, tha Kunati, kot fare ja kan fut. Këto ditë ke qenë mirë shumë. Duhet të dalësh sa herë që ka kështu problemesh. Përshembull, nëse del ndonjë problem me gjoba me pronat, dil e bëji copë, se janë shumë të ndjeshëm njerëzit. Ty s’kanë ç’të thonë në këtë pikë.

-Po ça do më thonë mo burrë! Tokën nga Rinasi në Vorë e kam sistemu, i kam kënaq të gjithë. Në Lalëz i sistemova të gjithë, dhe ata që nuk ishin pronarë. Në Vlorë ja kam kthyer gjithë tokën njërit në emër të gjithë fisit, tani ata zihen me njëri- tjetrin. Dhe bëjnë fjalë pse u kam fut Rafin në pjesë. O nga Veriu, thonë, bie në sy. Sikur ata labt s’janë malokë për vete.

Dhe në Ksamil se rregullonin dot. U thashë më jepni 30 hektarë mu, po i hedh në dy emra, një Rafin, një Çimin, dhe jeni ok. Kishin frikë. Epo të bësh kaq shumë ndere e me të marrë nëpër gojë, veç shqiptarët kam parë.

-Shumë mirë, shumë mirë, tha Kunati. Dhe diçka tjetër ku duhet t’i godasësh. Kur flasin këta për moral dhe familje. Duhet t’i bësh copë. Aty fiton shumë pikë.

-Po mo po. Po ku kanë gojë këta mer, o aman. Më thonë mu je martu me kushërirën. Se ç’bëjmë ne brenda fisit, ça pune kanë këta? Tani që po martohem tamam nuk flasin, se ua kam mbyll gojën.

-Le, le, se je bë heroi i demokratëve, tha Kunati. Dhe diçka tjetër dua unë. Kur të hapet ndonjë skandal korrupsioni, duhet të ngrejmë një akuzë për këtë Ramën që firmos gjëra që ja çon çuni dhe i merr tre për qind.

-Ça tre për qind thu ti mo burrë, 30 thuaj. Unë ua bëja me 20, e s’ma dinin për nder. Ky me siguri e ka tridhjetë. I shof unë, po ankohen robt.

-E shumë mirë, tha Kunati, ja për këto të desha. Sa herë të ketë probleme për të vrarë, për korrupsion, gjoba, prona, përqindje sekseri, dil e fol ,se na duhesh. Mezi të presin demokratët.

-Patjetër, tha Zeni, do ta bëj. Nuk i duroj dot jargët e këtyre, duken sikur kanë fituar. Më duken dhe idiotë.

-Ke të drejtë, tha Kunati. Janë shumë qesharakë.

Zeni u ngrit dhe iku.

Sapo doli jashtë, Kunati i shkruajti Lulit.

-“Zenin e karikova mirë. Po vazhdoi kështu, me këtë urrejtje që ka ndaj tij, s’do ta lënë as demokratët të hyjë në PD. Më duket se po shpëtojmë.”

-“Aman kujdes, nuk duhet rritur shumë zemërimi, se na dinë që jemi bashkë dhe s’më lënë as mua pastaj”, i tha Luli.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>