Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Braçe reagon ndaj deklaratës së Shkëlzen Berishës: Saliu nuk u bë burrë sa Luiza të lejonte drejtësinë të bënte drejtësi për të birin

$
0
0

Erion-BraceDeputeti i Partisë Socialiste Erjon Bracce ka reaguar përmes një komenti në rrjetin social Facebook mbi deklaratën e bërë nga Shkëlzen Berisha, pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Edi Rama.

“Shkëlzen Berisha ka dalë të kërkoje llogari!!

Kjo është e pashembullt!!

Po lë menjanë shprehjet e cuditshme që reflektojnë padijen shembullore e moskuptimin e fjalëve që përdor;

Ka thënë: “masakra e shëmtuar”; meë thoni ju në ka masakër teë bukur!!

Por natyrisht që dua të flas për ato qe ai i quan shpifje.

Cila është shpifje;

Masakra reale me 26 të vrarë në Gerdec? Telefonatat intensive para e pas masakrës? Implikimi i dokumentuar në letra qeverie me firma e vula? Prezenca e baxhanakut të ish Kryeministrit emri i te cilit u tranformua për tu fshehur? Takimet e fshehta e skutave por me dëshmitarë?

Cila nga këto ështeë shpifje?
janë të gjitha të vërteta të provuara!!

Por Shkëlzen Berisha ka të drejtë në njeë fjali aty, në fjalinë ku thote se këto shpifje (të vërteta) harrohen për tu përdorur njeë hereë tjetër.

Ka te drejtë se për to nuk u hetua kurreë kërkush!!

Sali Berisha nuk u bë kurre burrë sa Luiza Xhuvani për të dhënë doreheqje e për të lejuar drejtësinë të bëjë drejtësi, për të, për të birin, për ministrat, zëvendeësministrat e të tjerë zyrtarë për të cilët letrat, firmat, vulat, veprimet, telefonatat tregonin implikim.

Nuk i lejoi ky burri, Sali Berisha!!

Ndaj llogaria e Shkëlzen Berishës peër “haresen” duhet marrë seriozisht!!

Duhen rihapur ato hetime! Jo vetëm për Gërdecin por për të gjitha të vërtetat mbi krimet e kryera publikisht!

Natyrisht që e kuptoj ulërimën e sotme!

Sot është vendosur një standard që djeg shumë Pas tij nuk do të ketë veprim ndryshe, por cdo ngjarje do të gjykohet si sot!

Për tu trembur është , keni të drejtë!!”, shkruan Brace në Facebook. /gj.k/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>