Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Sinanaj: Për atentatin ndaj Ardian Kollozit u pagova 7500 euro, por vetëm për ta trembur

$
0
0

sinanajVrasësi me pagesë, Julian Sinanaj është paguar 7500 euro për atentatin ndaj Ardian Kollozit.

Burime nga prokuroria për A1 Report kanë thënë se Sinanaj u pagua nga kushërinjtë Mëhillaj.

Sinanaj ka thënë se porositësit i kishin kërkuar që ta trembte, dhe jo ta vriste Ardian Kollozit.

Sipas burimeve të A1 Report, Sinanaj ka thënë se apartamentin e kreut të Partisë Demokratike të Vlorës ia kishin  treguar kushërinjtë Mëhillaj.

Vrasësi me pagesë është pyetur nëse e njeh Kollozin dhe ka deklaruar se e ka parë vetëm në televizor.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur vitin e kaluar gjatë fushatës elektorale.

Prokuroria mbylli hetimet dy ditë më parë për Julian Sinanaj dhe ndaj tij rëndojnë plot 15 ngjarje kriminale./b.l


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>