Baton Haxhiu
E lexova shkrimin “Burrat dhe Shamitë”. Jane dy momente që nuk diskutohen dhe as që ishte dashur të debatohen në public. Feja dhe shteti laik. Këto janë të ndara. Ky ka qenë shkrimi im dhe qëllimi I ndërtimit të fabulës përmes simbolikës së Shamisë. Ne shkrim fola edhe për hipokrizinë politike në raport me kushtetutën dhe shtetin laik të Kosovës. Dhe nuk ia heq asnjë presje shkrimit ,“ Shamia”.
Prita rendin e javës në gazetë për të thënë dicka rreth shkrimit të saj. Preka tre momente që më bën përshtypje edhe për mënyrën se si nënkryetarja e Vetvendosjes e prek problemin e shamisë dhe të drejtën e femrës.
Një sqarim për fillim:
Jam rritur afër një prindi(arsimtar) I cili ka bërë revolucion në shkollimin e femrës dhe heqjes e ferexhes mbi kokat e tyre. I ruaj në murin e shtëpisë fotot e viteve 60 (unë skam qenë I lindur atëherë) kur të gjitha femrat kishin dal në qendrën e qytetit në Gllogovc për të bërë ushtrime në gjimnastikë. Të gjitha kanë qenë të veshura me veshje të shkurta. Nga publiku përreth që shikonin duket sikur është një festival cirkusi -balerinësh në mes te një turme me celeshe, që të inatosur deri në flokë prisnin fundin e keq të atij defilimi. Tregimi I kësaj ngjarje ka pasur një përfundim: babai im ka mbetur I ngujuar për një kohë në shtëpi sepse do të vritej nga hoxhët me tespi për një arsye të vetme. Iu ka hequr shamitë nga koka dhe I ka veshur me veshje të shkurta dhe I ka bindur se duhet të shkollohen dhe të mos ndëgjojnë pleqtë me tespi. Kaq.
Kur e kisha pyetur babanë tim ku e kishte marrë guximin të largonte idenë e besimit te ferexhja , sepse për myslimanët e asaj kohe, islami nuk ishte thjeshtë një sistem besimi dhe kulti, ose një sferë e jetës që dallon nga pjesa tjetër e jetës – Islami ishte vetë jeta në tërësinë e saj për banorët e varfër të asaj pjese të Drenicës – më shpjegoi qartë idenë e guximit. Më kishte thënë se ndihej I vetmuar si I shkolluar. E shpjegonte idenë e besimit në islam më ndjenjën e përjetimit, duke thënë se I qëndroja larg fesë se nuk besoja se mund të bëhesha përparimtar me të. Nuk besoja në hoxhallarët që kishin krijuar zotin e tyre dhe me predikimet e tyre struknin gratë në ferexhe dhe ua mbulonin fytyrën.
Kur shkova mëpastaj në shetitjen e parë në Evropë, tregonte ai, e pash aromën e qyteteve se ekzistonte një zot I ndryshëm nga ai që tregonin ata tipat e hoxhëve analfabet me tespi dhe me mjekërr. Por babai im e kishte kuptuar, gjithashtu, se po ata provincial të prapambetur , me mjekërr e tespi, edhe po ta rruanin mjekrrën dhe ti heqnin tespit skishin c’ti bënin provincializmit.
Ata, thoshte ai, ishin të zgjuar në një gjë. Duke qenë të padishëm dhe analfabet e bënin sundimin mbi njerezit me mjekërr dhe tespi.
Ai kishte kuptuar qartë se Misioni shpirtëror I Muhamedit që kishte përfunduar me vdekjen e tij, misioni politik dhe fetar ishte kudo nga pasardhësit e tij. Ata po lënin shenjën e sundimit dhe kishin mbetur në kohën e mesjetës ku shteti dhe feja ishin bashkë.
Ti kthehem konstatimeve te Aides
“Do të më kishte pëlqyer që këta burra – mbrojtës të të drejtave dhe lirive të grave, të flasin me të njëjtin pasion për prostitucionin në Kosovë ku gratë e zhveshura reklamohen si mall, për vajzat e mitura që po trafikohen nga rrjeti i organizuar kriminal dhe për forma të ngjashme të skllavërisë moderne të femrës”, shkruan z. Aida.
Konstatimi tjetër është shumë pikllues: Aida në shkrimin e saj thotë: “Pikërisht këtë lloj të shtypjes duan ta vazhdojnë sot, duke e konsideruar shaminë si shenjë e shtypjes nga burrat e familjes, duan t’i ndëshkojnë këto vajza me largim nga shkolla, duke ua mbyllur kështu perspektivën e punësimit dhe pavarësimit”.
I drejtë konstatimi sikur shtytja për ferexhe të mos ishte krejt politike dhe e blerë me para. Dhe pyetja që shtron aida ka të bëj me të vërtetën e mbulimit që sikur ajo nuk po e sheh.
Në retorikën e saj sikur thuhet se vërtetë duam ti përjashtojmë gratë e mbuluara nga shoqeria jonë duke I lënë analfabete! Apo duke e kthyer ndryshe retorikën e saj a mos duke I lënë analfabete po kërkojmë t’i përjashtojmë nga shoqëria femrat e mbuluara.
Është I dhimshëm konstatimi, por fakti se të mbuluarit u kthye në lojë politike , në symbol të saj, është cështje shtetit për ta mbrojtur dhunimin e vajzave me shamitë mbi kokë. Dhe pastaj është përcaktim I vajzave kur rriten të vendosin për shaminë. Vendosja e shamisë me dhunë, me para, si simbolikë e dhunës është e ngjajshme me dhunimin fizik, shpirtror dhe seksual. Dallimi është në formë por jo në përmbajtjen e saj.
Sikur shamia të ishte symbol I përparimit; sikur kjo mbulesë mos të paguhej të prindërit në moshën kur femra nuk kupton rëndësinë e fesë do ti jepja drejtw Aidws. Por tw mos harrojmw se edhe virgjëria është e mbrojtur me ligj deri në moshën 16 vjecare dhe po abuzove me dikë të asaj moshe ligji parashikon dënim.
Po e prekim anën tjetwr tw femrws – anwn sentimentale dhe psikologjike të dikujt që mbulohet, atëherë Aida, jam I bindur se një vajzë e cila e sheh të mbuluarit si urdhër të zotit dhe e kthen atë në flamur të islamit, më vonë e ka të vështirë të futet në shoqëri kokëzbuluar. Sepse pastaj e përftyronë veten të turpëruar.
“Feminizmi vlerëson gratë në bazë të asaj se çka kanë në kokë dhe jo çka mbajnë mbi kokë. Feminizmi nuk është emancipim në formë, por në përmbajtje. Feminizmi angazhohet për barazi, përfshirë këtu të drejtën e shkollimit, punësimit, trashëgimisë, vendimmarrjen… Shoqëria jonë ka nevojë për gra shkencëtare, ligjëruese, ekonomiste… me apo pa shami, kjo nuk ka rëndësi. Gjithashtu feminizmi ka të bëj me të drejtën e grave për të vendosur nëse duan t’i mbulojnë apo t’i zbulojnë pjesët e trupit të tyre. Unë si feministe, jam për lejimin e shamisë në shkolla!”
Dhe ky ligjërim I Aidës, me ngjajshmëri të bollshme, I lexuar në debatin për shaminë gjatë tri viteve të kaluara edhe në Francë, ka një botë të veten argumentuese. Por në këtë rast shembujt në botë tregojnë më bollëk se forma ka përcaktuar përmbajtjen. Dhe shamitë kanë qenë model I zvetnimit dhe jo I përparimit. Dhe po them edhe këtë herë se nuk I besoj zotit të pashkolluarve dhe femrave të mbuluara. Sepse ato shpesh mbeten të vetmuara. Njerëzve “krenar” që u pëlqen vetja të dalluar krejtësisht, mbeten të vetmuar. Zoti nuk I do ata, po as ti. Dhe për të qenë religjioz në shpjegimin e kësaj, them se shpjegimi I fesë për djallin thotë se ai(djalli) u dëbua nga parajsa sepse ishte kryeneq dhe I vetëm.
Dhe në fund një konstatim politik për ata që gjykojnë mbi të drejtën demokratike të sunduar, sic janë insistuesit e shamive, ikin nga përparimi demokratik: Këta janë politikan kryelartë që don një popull të bindur. Kryelartët synojnë vetëm pushtetin, dhe I japin mend gjithkujt.
Por, krejt në fund desha të them se Aida dëshiron të mbrojë me të drejtë parimet demokratike nw jetwn e varfwr tw Kosovws: Pyetja wshtw: në jetë cka është më e rëndësishme: parimet apo të jësh I lumtur. Edhe pse në ligjërimin logjik tuajin mund të thuash si përgjigje, se në jetë nuk mund të jesh I lumtur po nuk pate parime. E drejtë, por në një vend si ky I yni ku nuk vlerësohet njeriu është marrëzi të sakrifikosh veten për shaminë. Parimet e mëdha dhe besimi kanë kuptim në vendet ku njerëzit kanë mirëqenje.
Prandaj, refuzoi shaminë sepse ky symbol I takon varfërisë, dhe sundimi mbi femrën është mbi vendet në varfëri. E njerëzit në varfëri skanë ku të kapen vecse te besojnë. Edhe kur I shtynë me dhunë. Edhe pse kur besojnë e dijnë thellë se ajo nuk është e drejtë.