Një grua 31 vjeçare, e cila ndaloi së ngrëni pasi keqtrajtohej verbalisht nga njerëzit për madhësinë e gjoksit të saj, është bërë fytyra e një fushate të re kundër stigmatizimit të shëndetit mendor.
E traumatizuar nga ngacmimi i përsëritur për gjoksin e saj të madh, Leanne McKillop, filloi një dietë të rreptë, e cila e çoi shumë shpejt në anoreksi.
Jeta e saj u rrezikua disa herë dhe Leanne u shtrua në sptial 3 herë përpara se të niste të shërohej.
Tani Leanne nga Skocia ka zgjedhur për t’iu bashkuar fushatës “Më shihni mua”, një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit dhe stigmës së shëndetit mendor.
Gruaja tha se stigma me të cilën ajo u ballafaqua kur kishte ç’rregullime në të ngrënë vuri në dyshim ekzistencën e saj si person.
Sipas kërkimeve të fushatës sensibilizuese “Më shih mua” 9 në 10 persona me probleme të shëndetit mendor ende vuajnë nga stigma ose diskriminimi në punë, arsim, kujdesin shëndetësor dhe në shtëpi./j.h