Ish- ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë në Suedi, Pagrotsky, i pranishëm në konferencën e qeverisë së ardhshme për ekonominë, ka thënë se qeveria shqiptare duhet të shmangë marrjen e borxheve të shumta. Sipas tij, edhe Suedia është përballur 20 vite më parë me këtë problem, por e kaloi pikërisht duke shmangur marrjen e borxheve.
“Gjëja e fundit që dëshiroj të them është e rëndësishme, por pak më e vështirë. Është që të bazohet ekonomia juaj dhe rritja ekonomike në deficit dhe gjithmonë në borxhe, kjo është shumë e rrezikshme. Të duket gjë e mirë në aspektin afatshkurtër, por ama më pas ata që do t’ju kenë dhënë paratë borxh do t’i kërkojnë ato, do ndodhin ngjarje në Shqipëri, jashtë Shqipërisë dhe do të duan që t’i kërkojnë paratë ndoshta më shpejt se ç’kishit rënë dakord dhe s’do të jetë kjo një situatë shumë e këndshme. Kjo na ka ndodhur ne në vitin 1992. Do t’ju thosha mos e vendosni veten në një situatë të tillë, pasi gjëja më e mirë që kemi bërë ne në 20 vitet e fundit ka qenë pikërisht të dilnim nga ky makth dhe tani pas shumë vitesh pune të shumtë politike dhe ju them që nuk ishte e lehtë, ne kemi humbur vota, kemi humbur zgjedhje, por ama Suedia është tani në pozicionin e duhur, pikërisht për arsye të asaj pune që ne kemi bërë. Kjo ishte puna më e vështirë për të bërë, por gjëja më e lehtë për t’u thënë”, ka thënë ai.
Sipas tij, pozitive për Shqipërinë është fakti që është fqinje me vende të tillë si Italia dhe Greiq, por edhe Turqia, një prej ekonomive me rritjen më të madhe gjatë viteve të fundit.