Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

De Biasi: Jam i zhgënjyer me rezultatin

$
0
0

kombetarjaGianni de Biasi nuk është i kënaqur me barazimin e arritur ndaj Danimakrës, por  është shumë i lumtur me paraqitjen e ekipit.

Bazimi 1;1 ndaj Danimarkës nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit të Kombëtares shqiptar, Gianni De Biasit. Por, ky i fundit është ndarë shumë i kënaqur pas paraqitje së futbollistëve në këtë takim

“Jam i kënaqur përgjysmë, pasi kemi mundur ta fitojmë ndeshjen. Por, jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës. Mund ta kishim humbur ndeshjen në fund, por kemi mundur edhe ta fitojmë pas atyre rasteve që kemi pasur”, ka deklaruar De Biasi pas ndeshjes.

“Gjithsesi besoj që kemi bërë një ndeshje shumë të mirë taktikisht. Pas golit të Lenjanit luajtëm mirë, por këto janë skuadra të mëdha që mund të ndëshkojnë. Lodhja fizike na kushtoi, Danimarka është ekip me cilësi”, shtoi italiani.

“Serbia është ekipi më i mirë teknikisht në grup, pasi lojtarët e saj luajnë në klube të mëdha. Të shohim se çfarë do të bëjmë të martën”, përfundoi strategu italian.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>