Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe kryetari Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, të shtunën duket se qëlluan në humor të mirë.
Meqë të dy janë nga opozita, bënë ironi me qeveritë e vendeve të tyre.
Ahmeti tha se më mirë po i duket pa qeveri, ndësa Basha u pajtua me të.
Sipas tij, më e keqja është kur qeveria pengon bashkinë në punët e saj.
Këto batuta ata i bënë teksa u takuan dhe diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes Tiranës e Prishtinës.
Ja si folën ata për qeveritë qendrore:
Basha: Po të funksionojë bashkia ndihet më pak mungesa…( e qeverisë),
Ahmeti: Ma mirë pa qeveri (qesh)
Basha: Absolutisht, absolutisht (qesh)
Basha: …kur punon bashkia dhe e mbështet qeveria, kur punon bashkia dhe s’ka qeveri, dhe më e keqja është kur punon bashkia dhe e pengon qeveria, kështu që e keqja s’ka fund.