Kunati sot u mbyll në zyrë dhe e nisi ditën me analizën e deklaratave të superdhëndrit, por dhe me përgjimet.
Deklarat e superdhëndrit se ai dhe Gita kishin qenë themelues të PD, e tronditi pak. Në fakt, ai kishte parë listat e themeluesve të PD dhe nuk ishin. Plus kësaj, ata ishin ende nxënës atëhere, dhe nuk kishin mundësi të ishin.
Pyetja që i vinte në mendje Kunatit, ishte përse e bëri këtë deklaratë superdhëndri.
E para gjë që i shkoi në mendje është se superdhëndri është budalla, por kjo nuk pinte shumë ujë, se nuk e thoshte dot publikisht. Dhe po qe se nuk e thoshte dot publikisht, nuk kishte vlerë, pasi militantët atë e duan si superdhëndër dhe jo si të mençur.
E dyta gjë që i shkoi në mendje ishte se superdhëndri është shejtan budalla. E thotë këtë me qëllim që Kunati të ulet e falsifikojë listën e themeluesve të PD.
“Por, po të jetë kështu, unë fus Lulin- tha Kunati- pse të fus superdhëndrin.”
E treta gjë që i shkoi në mendje është se Doktori po dërgon mesazh, që superdhëndri të hyjë drejt e në Kryesi. Kjo ishte pak më e lehtë për t’u bërë. Aq më tepër që Luli dhe superdhëndri ja kanë marrë dorën ndenjes në një zyrë që nga Kosova.
Problemi i dytë që po mendonte ishte përgjimi. Përse po përflitej Luli si i përgjuar?
Në fillim i shkoi mendja se ishte përgjuar vërtet, por pyeti Vishon.
-Në asnjë mënyrë, i tha Vishua. Ne kemi përgjuar vetëm Ylli Ndroqin, se me atë flisnin të gjitha palët. Po Luli ka qenë korrekt në biseda, nuk i ka ikur asnjë fjalë kundër Doktorit.
-Po pse po e përmendi tani, i tha Kunati?
-Po të mos duket sikur përgjuam vetëm Rusmajlin, Olldashin dhe Patozin, i tha Vishua. Të duket dhe ky pak i pavarur nga Doktori.
-Aha, e kuptova, tha Kunati. Ty të faleminderit, po si ti sqarojmë njerëzit që Doktori s’ia ka pas me të keq Lulit?
-S’ka problem, i tha Vishua. Doktori ka përgjuar dhe Zenin, Gitën dhe Lilin, se dhe ata gjithë ditën kanë fol me Ylli Ndroqin. Kështu që mund të interpretohet që Doktori e ka trajtuar Lulin si djalin dhe vajzën e vet. Bile dhe si gruan e vet.
-Qartë, qartë, tha Kunati. Më qetësove.