Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Arrestohet drejtori i burgut të Rrogozhinës/Reagon Doksani: S’jam në dijeni të akuzave

$
0
0

policiaArrestohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Ferdinand Doksani.

Arrestimi i zyrtarit të burgjeve erdhi pas vendimit të Gjykatës së Durrësit, që caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Doksanin.

Arrestimi i drejtorit të burgut është kryer nga Policia e Durrësit.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe dy mjekë të burgut Rrogozhinë, A. Konda dhe F. Hate.

Doksani dhe dy mjekët akuzohen për shpërdorim detyre.

Burime nga prokuoria bëjnë të ditur se dyshohet se Doksani, bashkë me dy mjekë, dyshohet se kanë fallsifikuar rreth 11 dokumente.

Por drejtori i burgut të Rrogozhinës ka deklaruar se nuk kishte dijeni për akuzat e ngritura ndaj tij, duke konfirmuar se ka vijuar punën edhe sot. 

“Nuk kam dijeni për akuzat, po shkoj në punë. Nuk di të kem kryer ndonjë shkelje në punë”,  deklaroi Doksani, i cili mohon të jetë arrestuar nga policia. 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>