Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

FSHF: Ja çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri- Danimarkë

$
0
0

Elbasan_Arena_biletatFederata Shqiptare e Futbollit, në lidhje me eventin e shumëpritur njofton të gjithë tifozët dhe të interesuarit mbi çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri–Danimarkë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor 2014, ora 20.45, në stadiumin e ri “Elbasan Arena”.

Shitjet do të fillojne në datën 5 tetor dhe do të ketë pika shitjeje në Elbasan dhe në Tiranë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna A2 + A3

      10,000 lekë

Tribuna B3

      10,000 lekë

Tribuna B2 + B4

        8,000 lekë

Tribuna A1 + A4

        8,000 lekë

Tribuna B1 + B5

        6,000 lekë

Tribuna E

        3,000 lekë

Tribuna D + F

        2,000 lekë

Tribuna
G1 + G3 + C1 + C3

        1,500 lekë

Tribuna G2 + C2

        1,000 lekë

Ndryshe nga çdo event tjetër, në prani të pajisjeve moderne që stadiumi i ri do të ofrojë në të gjitha drejtimet, përfshire dhe sistemin e biletave dhe të kontrollit, biletat e prodhuara për këtë ndeshje nga FSHF do të kenë elemente sigurie të nivelit më të lartë, me “barcode” kontroll elektronik, etj. 

Sistemet e kontrollit në hyrjet e stadiumit do të jenë tërësisht elektronike.  

“E vetmja mënyre për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta, është kontrolli me pajisjet e përshkruara më lart. Nisur nga kjo, këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF,” njofton federata.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>