Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Mbyllet AKEA, OJQ-ja e imamit të BIK-ut, i lidhur me “Vëllazërinë Myslimane”

$
0
0

timthumbAsociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsimim (AKEA) që drejtohet nga imami i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Husamedin Abazi është pezulluar si OJQ.

Express ishte tek zyrat e tyre, ndërtesa e madhe shumëkatëshe në lagjen Arbëria në Prishtinë, por aty ishte vetë vetëm një mbishkrim që ky aktivitet është pezulluar, pa thënë se kush e ka bërë këtë.

Gazeta ka dy ditë është duke pritur një përgjigje nga imami Husamedin Abazi për pezullimin e aktivitetit të OJQ-së që ai drejton, por ai nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.

Gazeta nuk ka marrë përgjigje as nga Prokuroria, Policia e as Njësia e Inteligjencës Financiare për këtë veprim.

AKEA është njëra nga OJQ-të më të fuqishme kosovare, me orientim edhe fetar, që madje ka bashkëpunim edhe me Qeverinë e Kosovës- ka së paku aktivitete të përbashkëta me Ministrinë e Arsimit dhe atë të Mjedisit.

Besohet që është e lidhur me lëvizjen politike islamike “Vëllazëria Myslimane”, e cila vite më parë e mori pushtetin në Egjit, por që e humbën pushtetin pas nj viti me një grusht shteti nga gjenerali El-Sisi, i cili është tani president i zgjedhur i Egjiptit.

“Vëllazëria Myslimane” në Egjipt dhe disa vende arabe konsiderohet tashmë organizatë terroriste.

Faqja zyrtare e Forumit i të Rinjve Myslimanë (FRM), OJQ e afërt me partinë islamike LISBA, ka njoftuar se pos OJQ’së AKEA, janë mbyllur edhe OJQ të tjera me orientim islam.

Në një artikull me titullin “Vazhdon terrori ndaj myslimanëve, mbyllen mbi 10 OJQ”, FRM njofton se është Ministria e Punëve të Brendshme ajo që ka mbyllur OJQ’të./Express/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>