Ndërkohë që emisioni është ndërprerë disa herë për të futur reklama, mes Fevzos dhe Ramës ka pasur disa shkëmbime batutash.
Në pjesën e parë, sapo filluan reklamat, gjatë emisionit po diskutonin për Fullanin.
Rama: Po ti mo legen, pse më bë si parimor këtu, a më the që Fullanin e kam mik se më ka pagu rrugët jashtë shtetit dhe më kërkove të mos e sulmonim?
Fevzo: Unë mik e kam, po dhe ti më dole fjale se më the do ta mbrojmë kur nisi fushata.
Rama: Ku ta mbroja mo Fevzi, kisha 95 përqind të shqiptarëve kundër, plus dhe ty pro, shkon 190 përqind kundër.
Fevzo duke parë Facebook-un e Doktorit
Fevzo: Ej, Doktorit i paska ikë truri nga shkarkimi. Pu, pu ç’paska shkruajtur. Po kë do vini Guvernator?
Rama: Po si të duket ty ky që ka qenë Guvernator i Argjentinës? Ka qenë dhe këtu me FMN.
Fevzo: S’e di mo burrë po s’e kam fiksuar. Po këtu në Evropë s’ka, janë kot. Ai i Federal Rezervës është i mirë, po më tha s’ia vlen të vish në Shqipëri. I thashë eja se do t’ia kalosh mirë, do bësh qejf. Po sikur nuk ia kishte qejfi.
Rama: Jo shefin e Federal Rezervës, por vetë Federal Rezervën të kemi në bankë, po sollëm një shok të Sandrit Guvernator, prapë trokë ka për të mbetë Banka.
Fevzo: Doktori do jetë çmendë me emisionin. Po plas që të vijë i ftuar, por nuk e pranoj unë. I kam thënë që kur ke shkuar në emisione qesharake, nuk shkel më këtu.
Rama: Ore, Doktori nuk më hyn në punë mua, po shiko se mos çmendësh Sandrin dhe të zëvendëson Doktorin në çdo emision. Ashtu është mirë Doktori vëlla, se të paktën njerëzit shikojnë origjinalin e çmendur 70 vjeç.
Fevzo: Jo, vetëm për Fullanin e bëri, kishte shumë detyrime. Tenderi, Banka, Dajti… Ia kishte aq borxh.
Rama: Epo shyqyr se na shpëtoi të gjithëve. Pa folur Sandri, ishte ende i lëkundur opinioni. Kur e mbrojti ai me ty, shkoi 95 përqind mbështetja për heqjen e tij.
Futet Sandri në studio.
Sandri: Për mua po flisni?
Fevzo: Po thotë Rama që kur e mbrojte ti, e mori lumin Fullani.
Sandri: Po si mund ta lija këtë betejë në dorë të Irfanit.
Rama: Betejën mund të mos e lije në dorë të Irfanit, por fatin s’ke pse e lë në dorë të Fullanit.
Pas pjesës së dytë kur po diskutonin për veteranët dhe portretet e Enverit
Fevzo: Shumë skandal ajo punë e Enver Hoxhës mo burrë. Ç’i ke këta ministra që vënë shalla të kuq në qafë?
Rama: Ore, atyre u shkon shalli se unë për pionierë i kam marrë, po ty nuk të shkon fare ky meraku për portretet e Enverit, se e ke pasë çdo muaj në studio qoftëlargun dhe s’e ke pyetë asnjëherë pse ke dalë në fotografi me fëmijët e Enverit në varkë dhe shtëpi.