Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Komisioni shtetëror publikon programin e vizitës së Papës: Ja si mund ta ndiqni vizitën e Atit të Shenjtë

$
0
0

planimetria vizte

Komisioni shtetëror i ngritur për vizitën e Atit të Shenjtë, Papa Françesku, ka publikuar programin e ditës së vizitës dhe mundësitë që kanë qytetarët për të ndjekur nga afër këtë vizitë.

Dita e ardhjes së Atit të Shenjtë, më 21 shtator, do të shoqërohet me një program të ngarkuar.

Në ndihmë të qytetarëve dhe besimtarëve që duan të ndjekin nga afër këtë ditë të shënuar më poshtë njihuni me detajet dhe mënyrën se si do të jetë e organizuar kjo ditë e veçantë dhe historike për shqiptarët.

Në këtë kontekst është hartuar e vënë në zbatim një plan i posaçëm masash me detyra konkrete për të gjitha strukturat e policisë dhe të gjithë institucionet e përfshira me përgjegjësi për sigurinë e vizitës së Papës në Shqipëri.

Policia e Shtetit do të kalojë në gatishmëri të përforcuar në të gjithë vendin, ndërkohë që 2500 forca policore do të jenë të angazhuara me detyra konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara.

Janë marrë masa të gjithanshme duke nisur nga Pikat e Kalimit Kufitar e deri në brendësi të territorit.

Policia e Shtetit bën me dije publikun se do të ketë kontrolle të shtuara policore në të gjitha akset rrugore, si dhe në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet.

Në zonën ku do të zhvillohet aktivitetet e parashikuara në axhendën e vizitës, masat e sigurisë dhe prezenca e punonjësve të Policisë së Shtetit me uniformë dhe civilë, do të jetë maksimale.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit u kërkon të gjithë qytetarëve të kufizojnë në maksimumin e mundshëm lëvizjet me automjetet e tyre në të gjitha akset rrugore të qytetit të Tiranës si dhe akset që lidhin kryeqytetin me zonat përreth tij gjatë ditës së vizitës së Papës.

Policia do të jetë në gatishmëri të plotë për të shoqëruar të gjitha autoambulancat në rastet e emergjencave shëndetësore.

Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 20:30 e datës 20.09.2014 deri në orën 19:00 të datës 21.09.2014 në Sheshin Nënë Tereza, i kufizuar me rrugët “Skerdilajd Llagami” dhe “Abdyl Frashëri”.

Do të ndalohet qarkullimi i automjeteve nga ora 06:00-19:00 të datës 21.09.2014 në të gjitha rrugëkalimet që të çojnë drejt Sheshi Nënë Tereza, Bulevardit Dëshmorët e Kombit dhe Sheshit Skënderbej.

Do të ndalohet parkimi i të gjithë automjeteve duke filluar nga ora 12:00 e datës 20 shtator e deri në ora 20:00 të datës 21 shtator në akset rrugore:

-Bulevardi Dëshmorët e Kombit

-Bulevardi Zogu I

-Bulevardi Zhan D’Ark

-Bulevardi Gjergj Fishta

-Rruga e Durrësit, nga mbikalimi i Kamzës – Sheshi Shqiponja – Sheshi Skënderbej

-Rruga e Elbasanit

-Rruga e Kavajës

-Rruga Abdyl Frashëri

-Rruga Sulejman Delvina

-Rruga Muhamet Gjollesha

-Rruga Ibrahim Rrugova nga sheshi Frederik Shopen – Gjykata e Lartë – Banka e Shqipërisë deri te rruga e Durrësit.

-Rruga e Dibrës

-Aksi Unaza e Re – Sheshi Shqiponja – Ura te Shkolla Teknologjike – Rruga e Kavajës.

Nuk do të lejohet qarkullimi në të gjitha akset rrugore të Tiranës i automjeteve të tonazhit të rëndë mbi 7.5 ton, pasi krijojnë vështirësi në qarkullim.

Automjetet e mbyllura, mjete te transportit të mallrave me karroceri të mbyllur do t’u nënshtrohen kontrolleve policore në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa drejtuesit e tyre do të shoqërohen në polici, nëse konstatohet lëvizja e tyre pa objekt të përcaktuar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>