Imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, dyshohet se ka pastruar qindra- mijëra euro.
Në fletë- arrestin, e parë nga KTV-ja, thuhet se ai ka pranuar fonde nga organizata të ndryshme, në mesin e tyre edhe atë Al Haramain, organizatë e lidhur me Al-Qaedan.
Një pjesë e madhe e fondeve që ka pranuar Krasniqi kanë përfunduar në llogarinë e NTP “Portat”, biznes i regjistruar në emër të imamit Krasniqi.
Krasniqi dyshohet edhe për nxitje të urrejtjes, më saktë nxitje të të rinjve për t’iu bashkuar organizatës terroriste ISIS.
KTV-ja gjithashtu ka mësuar se këto ditë është intervistuar në zyrat e tij edhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava, ndërsa me Policinë e Kosovës janë duke bashkëpunuar ngushtë edhe familjarët e personave që kanë ose i kishin të afërmit në Siri.
Ndërkohë në seancën për caktimin e masës së paraburgimit për hoxhën Idriz Bilibani nga Prizreni, prokurori tha se ai ka pranuar një shumë të dyshimtë të hollash prej 50 mijë eurosh.