Kristaq Luniku, ish- Guvernator i Bankës së Shqipërisë, duke folur për Zërin e Amerikës, tha se ekipi drejtues i BSH ka përgjegjësi për ngjarjen e rëndë të vjedhjes së mbi 7 milionë dollarëve.
“Këshilli Mbikëqyrës ka përgjegjësi për vjedhjen,” tha Luniku.
Sipas tij, Banka e Shqipërisë ka pasur probleme me auditimin, drejtimin dhe raportimin.
“Ngjarja është një mësim për politikën, parlamenti duhet të adresojë problemet,” tha Luniku.
Sipas tij, Guvernatori i ri i BSH duhet të ketë eksperiencë të gjatë.
“Pak interes ka nëse Guvernatori i ri është i huaj apo shqiptar,” tha Luniku.