Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

VIDEO LAJM/ Një leksion qytetarësh për politikanët

$
0
0

pakisNjë grup me pasagjerë të irrituar ndaluan një politikan të lartë në Pakistan që të hipte në avion, pasi ishin detyruar që të prisnin plot dy orë derisa të vinte ai.

Nuk dihet se përse ish- ministri i Brendshëm, Rehman Malik dhe një tjetër politikan u vonuan kaq shumë.

Sipas BBC, pasagjerët ishin kaq të zemëruar, sa nuk i lejuan të hipin në avion.

Pamjet filmike treguan momentin e përplasjes së Malik me pasagjerët e irrituar, që bërtisnin: Të të vijë turp nga vetja.

“150 pasagjerë po të presin ty. Ju kemi duruar për 68 vite, nuk do u durojmë edhe 68,” tha njëri.

Avioni që do fluturonte nga Karachi për në Islamabad u nis pa dy politikanët në bord.

Ky incident ka ndezur një debat për atë që njihet si kultura e VIP-ave.

Dy vjet më parë u raportua se një grua lindi në makinë pasi rruga duhej hapur për të kaluar një VIP.


Rehman Malik thrown off flight by passengers… by minator90210


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>