Vizita e Papa Françeskut në Tiranë më 21 shtator, ka hasur polemika edhe mes përfaqësuesve fetar.
Kisha Ortodokse “Shën Maria” në Elbasan, me në krye At Nikolla Markun, i ka kërkuar kryepeshkopit ortodoks Janullatos shpjegime se me çfarë tagri do shkoj ai në takim me Papën.
Për At Nikolla Markun, Janullatos përfaqëson një shovinizëm ekonomik, territorial, politik në dëm të sovranitetit shqiptar.
“Në emër të kujt do ti japësh dorën, ti Janullatos, Papa Françeskut?! Ti përfaqëson kishën e ortodoksëve të Shqipërisë, kur je stërnipi i Kozmait famëkeq të fanarit të Greqisë?! Ti përfaqëson një shovinizëm ekonomik, territorial, politik në dëm të sovranitetit të kombit shqiptar”, pyet ai.
“Papa Françesku! Ju e vlerësoni Shqipërinë si simbol të harmonive fetare. Po! Është e vërtetë. Shqipëria e tillë është ndër shekuj. Por këtij Janullatusi i është fiksuar në kokë që është ky harmonia në Shqipëri. Ai gënjen”, tha At Nikolla Marku.
At Nikolla Marku shtoi se Janullatos nuk është nga Shqipëria dhe si i tillë, s’mund të jetë njeriu shpirtëror i besimit ortodoks shqiptar./Idea