Papa Françesku do të vizitojë qytetin e Stambollit në të parin udhëtim në një vend me shumicë myslimane.
Kështu raporton Reuters, bazuar në një njoftim të Selisë së Shenjtë.
Një zëdhënës i Vatikanit tha se ende nuk është caktuar data e saktë për udhëtimin.
Reuters shkruan se Françesku do të vizitojë Stambollin më 30 nëntor.
Papa Benedikti XVI vizitoi Stambollin në vitin 2006 dhe u lut me një klerik mysliman në të famshmen Xhamia Blu.
Françesku, i pari Papë joeuropian në 1300 vite, ka bërë tre udhëtime jashtë vendit që kur u zgjodh në mars të vitit të shkuar.
Ai do të vizitojë Shqipërinë javën që vjend he më 25 nëntor do të flasë në Parlamentin Europian.