Në këtë foto shihet Idriz Seferi me një bashkëluftëtar të tij, të cilët u kapën robër nga serbët në vitin 1912.
Idriz Seferi ishte një ndër figurat me të shquara shqiptare dhe luftëtar për çështjen shqiptare.
Ai mori pjesë ne Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe të Lidhjes së Pejës.
Ai ishte dora e djathtë e Isa Boletinit, me të cilin ai e organizoi në vitin 1910 kryengritjen kundër Perandorisë Osmane në Vilajetin të
Kosovës. Pas shtypjes së kryengritjes, Seferi vazhdoi luftën në kryengritjen e vitit 1912.
Në Luftën e Parë Ballkanike, Boletini dhe Seferi u ngritën kundër Serbisë për t’i mbrojtur trojet shqiptare nga Komploti Ballkanik, tre palësh Serbi-Greqi-Mali i Zi.
Ai e vazhdoi luftën e tij për çlirimin e Kosovës në 1913-1915, pas okupimit serb, dhe në 1916-1918 kundër forcave bullgare. Idriz Seferi vdiq në mënyrë paqësore në shtratin e tij, më 25 mars 1927.
Mbas vdekjes u dekorua me çmimin Hero i Kosovës – nga Republika e Kosovës./ZERI