“Agron Cane nuk e njihte vajzën, e ka parë vetëm dy minuta.”
Kështu ka treguar për A1 Report shtetasja me inicialet E.G. që denoncoi rastin e një ngacmimi seksual ndaj saj dhe vajzës së saj 14 vjeçare nga ish-aktivisti socialist Agron Cane.
Nëna e 14 vjeçares tregon se vajza e saj dhe i akuzuari Cane nuk njiheshin me njër-tjetrin, dhe nuk ishin parë më parë, por vetëm 2 minuta, në një nga ditët që ajo kishte vajtur për ta kërkuar Canen për t’i paraqitur analizat e bijës së saj të sëmurë dhe për t’i bërë të mundur që t’i gjente një punë.
“Vajza nuk ka deklaruar asgjë. Vajza nuk dua të më cënohet. Ajo nuk e njihte se kush ishte Agron cane, vetëm në momentin që unë kam vajtur dhe i kam treguar analizat e vajzës për të mos më hequr nga puna. Vajza ndenji në korridor dhe ai person më tha kush është jashtë. I thashë është vajza. Thuaji të vijë brenda tha. I fola vajzës, i thashë hajde këtu dhe ai e takoi vajzën dhe doli prapë përjashta. I ndenji shumë rëndë vajza dhe nuk qëndroi. Unë duke dalë bashkë me vajzën dhe ky më thotë ktheu prapë dy minuta. Unë u ktheva prapë dhe ai më shprehu dëshirën për patur marrëdhënie seksuale me vajzën time. Fare hapur” shprehet për A1 Report gruaja me inicialet E.G.
“Me Canen jemi kushërinj të largët”
Ajo shton se me të akuzuarin janë kushërinj të largët dhe se ishte urrejtja e këtij gjesti duke ditur afrimitetin e gjakut që e bëri të hakmerret.
“Më shtyu urrejtja se jam vetë babë, vetë nënë. E bëra për hakmarrje sepse ai e dinte që unë isha vajza e H.G. dhe unë duke ecur me mendimin që atë e kisha kushëri të largët. Më shtiu urrejtja që një njeri që thotë qe është kushëri I imi, duke e ditur kush është babai im , të kërkoi diçka në këmbim. Doja ta demaskoja” shprehet denoncuesja.