Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Pirro Dhima rrëzon Kokëdhimën: Harta e re, e papranueshme

$
0
0

pirroNuk ka zgjatur shumë gëzimi i deputetit socialist, Koço Kokëdhima, se ia kishte ndryshuar mendjen deputetit grek të PASOK, Pirro Dhima, se harta e re territoriale në Shqipëri është e mirë.

Pirro Dhima shkruan në Facebook se harta e re është e papranueshme.

“Isha për fundjavë në Himarë dhe u takova me kreun e bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, dhe anëtarin e parlamentit shqiptar Koço Kokëdhima. Biseduam për ndarjen e re administrative që po avancon qeveria shqiptare dhe iu bëra të qartë se ne nuk biem dakord. Theksova se për ne vorio-epiriotët, ajo që do miratohet në fund, është e papranueshme dhe kundër çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare,” shkruan Dhima në FB.

Më herët deputeti Kokëdhima u shpreh se gjatë takimit mes tyre ishte arritur nje marrëveshje dhe sipas tij Dhima e ka cilësuar si pozitive ndarjen e re administrative.

Kokëdhima tha gjithashtu se ai i kishte komunikuar se këtë ndarje do ta diskutonte me palën greke.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>