Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Përsëri Nishani, përsëri urim, përsëri budallallëqe

$
0
0

presidenti-nishani

Presidenti Nishani nuk na zhgënjeu përsëri. Në vazhdeën e urimeve të tij qesharake, ai ka hedhur sot një hap përpara. Ka bërë sërisht një urim “alla bujar” sic quhen tani. Pa pikë serjoziteti, pa asnjë finesë dhe protokoll urimi, ka bërë një hartim filloristi dhe e ka shpërndarë si urim për Bajramin.

Fort të dashur, të nderuar dhe të respektuar besimtarë myslimanë,

Me gjithë zemër ju uroj Gëzuar Bajramin!

Nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, pakësuar veset dhe shtuar virtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet.

Është kjo Festë e madhe që ka aftësinë e rrallë për t’i bërë të rinjtë më të pjekur, të moshuarit më të rinj, të sëmurët më të shëndetshëm, të shëndetshmit më të mëshirshëm, fatkeqët më pak të dëshpëruar, fatlumturit më të përmbajtur, fukarenjtë me më tepër shpresë, zengjinët më zemërgjerë.

Ditët e Ramazanit, ato ditë të udhëtimit shpirtëror brenda vetes përmes vetsakrifikimit, janë rasti më i mirë për realizimin e një marrëdhënie më të afërt dhe më të drejtpërdrejtë me Zotin, për të ardhur me shpirt e trup të pastër dhe zemër të hapur në këtë ditë të madhe, në këtë festë të gëzueshme, që është Dita e Bajramit.

Kjo Festë pas asaj sakrifice, është rasti fatlum për ndriçimin e shpirtit, kthjellimin e mendjes, ngrohjen e zemrës, forcimin e trupit, ripërtëritjen e shqisave, ngjalljen e shpresave, shtimin e dashurisë për tjetrin, mëshirës për të vobektin, kujdesit për të sëmurin, respektit për të moshuarin, prindin, familjen, të afërmit, dhe të gjithë të tjerët.

Ta festojmë Bajramin si duhet, si na ka hije; si besimtarë të devotshëm dhe njerëz të qytetëruar, që njohim dhe respektojmë normat e Besimit; me gëzim të përmbajtur, vëllazërim me njëri-tjetrin, dhe kryesorja; mirënjohje për Zotin.

Uroj edhe jomyslimanët, të cilët në respekt të tjetrit dhe për të mirën e vetes, mbajnë Ramazanin dhe respektojnë Bajramin”,

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>