Brenda pak orësh janë shënuar dy krime të rënda në familje.
Këtë herë bëhet fjalë për një krim në familje në fshatin Kir të Dukagjinit.
Nga raportimet e para mësohet se një person ka qëlluar mbi nënën dhe vëllain e tij.
Deri më tani thuhet se të dy janë të plagosur dhe po transportohen drejt spitalit rajonal.
Mësohet se krimi ka ardhur pas një zënke.
Raportohet se autor i krimit eshte Kol Qershia, 19 vjec dhe viktimat Lame Qershia, 54 vjec dhe Martin Qershia 25 vjec.