Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati, në dilemë me tezat e Tom Doshit

$
0
0

Kunati ka dy ditë që nuk di si të sillet me Tom Doshin. Deklaratat e tij janë shumë të forta dhe me interes të madh për Lulin. Por problemi është se RD nuk u bën jehonë të madhe.

Kunati mori në telefon kryeredaktorin e RD dhe i tha ‘si ka mundësi që nuk e keni forcuar këtë deklaratën e Tomës’.

-Po e kemi shkruar, tha kryeredaktori, por jo me emër.

-Po pse jo me emër, i tha Kunati.

-Po tani lexuesit tanë e dinë që Toma është trafikant, miliarder, i dhunshëm… se kështu e kemi përshkruar deri tani. S’kemi si e dredhim brenda ditës.

-Po kjo ka interes të madh, duhet shkruar, i tha Kunati.

-Fol me Fahriun, se ai nuk e ka sha kurrë, i tha kryeredaktori. Ne e kemi dhjerë muhabetin se e kemi pasë sha.

Kjo ia mbylli gojën Kunatit. Në fakt, edhe pse Luli e ka mbajtur afër Fahriun, Kunati nuk është se e ka shumë qejf. Dhe lart e poshtë ka lëshuar dhe ndonjë fjalë kundër tij.

Kështu që vendosi të konsultohej më gjerë se kaq. Thirri Flamurin, Aldon, Ed Halimin dhe Palokën për të diskutuar.

-Çfarë duhet të bëjmë, tha, që t’i japim pak zjarr më shumë kësaj deklaratës së Tomës kundër Tahirit?

-Duhet të kthejmë në fushatë, tha Flamuri, këtë punën e tepelenasve. Nuk ka racë më të poshtër. Unë nuk lashë njeri në polici dhe prapë më ngatërronin.

-Edhe unë them se duhet ta kthejmë në fushatë kundër tepelenasve, tha Aldo. Nuk është se jam racist, por këto gjëra duhen.

-Tepelenasit janë thkërdhata, tha Paloka. Bëjnë dhe si të fortë pale. Çunat tanë i vënë para ata.

-Edhe unë nuk kam përshtypje të mira, tha Ed Halimi. Sa herë që bëja ndonjë pazar me ta, përpiqeshin të ma fusnin. Dhe unë them se duhet t’i sulmojmë. Ngjit në popull kjo.

-D.m.th, tha Kunati, ju thoni që të bëjmë simbolikë të së keqes ata që drejtojnë nga Tepelena?

-Po, tha Flamuri. Kjo duhet bërë me çdo çmim.

Kunati uli kokën dhe nuk foli.

-Ça të keqe ka, tha Aldo. Dhe ata ashtu na e bënë ne me tropojanët?

-Jo, s’ka problem, tha Kunati, por unë jam nga Tepelena dhe duket pak si kundër Lulit kjo punë.

-Epo s’ka faj Toma, tha Flamuri me zë të ulët. Dhe PD-në na e paskan marrë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>