Shumica e njerëzve i lënë paratë e tyre në testament për familjen, miqtë, organizatat e bamirësisë ose institucionet fetare.
Por një grua në Britaninë e Madhe vendosi që t’ia lërë të gjithë pasurinë e saj partisë që është në pushtet.
Joan Edwards la trashëgim shumën prej 520 mijë sterlina për qeverinë që do ishte në pushtet në kohën e vdekjes së saj.
E meqë në pushtet janë konservatorët dhe liberaldemokratët, ata do ndajnë shumën sipas vendeve që kanë në parlament.
Konservatorët do marrin 420 mijë sterlina dhe liberaldemokratët 100 mijë sterlina.
Një zëdhënës i partisë konservatore tha se ky donacion ishte krejt i papritur.
Në vitin 2010- 2011, publiku i la më shumë se 1 milion sterlina qeverisë si pjesë e testamenteve të ndryshme.
Nga këto, 54 mijë sterlina u ndanë mënjanë për reduktimin e borxhit kombëtar./ep