Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

E more statusin? Mblidhe bythën dhe shtrohu në punë!

$
0
0

blediNga Bledi Mane- Public Enemy

 

Jo sepse qeveria ngulmon të kursejë paratë e taksapaguesve, por duket ide demode dhe e konsumuar. Nuk ia vlente fare për fishekzjarre, koncerte me çingije me cicat jashtë, falsitet dhe eufori sporadike…

Më dëgjo me vëmendje ti polici aty që duhet të sillesh më mirë me qytetarin dhe mos merr kot pas suksesit në Lazarat, ti kamarieri që punon pa paguar sigurimet shoqërore dhe ke frikë t’ia plasësh në fytyrë pronarit tënd zengjin të ri, ti deputeti halabak me diplomë universitare, por pa gjimnaz, që more votat me lekë e miell, ti pedagogu mediokër që nuk lexon e nuk studion, ti studenti aksidental që lotoja dhe kafja ta mbush ditën tënde, ti ministri i qokave politike dhe financiare, ti opozitari aspak organik që ngjyros vetëm bardh e zi, ti pensionisti i shëndetshëm që nuk kontribuon vullnetarisht në punët komunitare, ti mjeku pijanec që nuk e çan barkun e pacientit pa marrë bakshishin e radhës, ti vozitësi i makinës që e ke semaforin vetëm me tre ngjyra jeshile, ti vajza e bukur budallaqe që mendon se vetëm një i dashur me bark e me lekë është e ardhmja jote, ti vogëlush që argëtohesh vetëm me lodra armë, ti… ti pra, unë që bëj moral, ai dhe ajo atje tej, të gjithë bashkë tani e tutje nëse duam që veten dhe vendin ta afrojmë më tepër shpirtërisht, mendërisht, moralisht, estetikisht dhe financiarisht drejt Brukselit, duhet t’i thërrasim trurit e të mbledhim sumëm.

Nuk më intereson euforia e Edi Ramës, pragmatizmi i Ilir Metës, nxirja shpirtërore dhe fytyrërore e Sali Berishës, vaniteti i ambasadorëve perëndimorë të akredituar te rruga e Kavajës apo e Elbasanit.

Thjesht, pastër, shkoqur Evropa u tregua babaxhane kësaj here. Na e hapi derën e vogël të ngushtë dhe na mirëpriti. Tani është radha ime, rradha jote të tregojmë me punë se ADN-ja jonë, identiteti ynë mbetet EVROPIAN.

Hej ti gjingjon i drejtësisë, bashkë me kolegët e tu me duar të qelbura deri në poret e lëkurës, mendove se të harrova?

Plako, ti dhe ata të pëgërët mbetët për në fund, jo sepse u konsideroj si ëmbëlsira pas një dreke të shijshme, jo sepse jeni qershia mbi tortë, por pa humbur kohë më lejoni t’u etiketoj se mbeteni si ajo letra e rjepur higjienike që pretendon se pastron diarenë permanente të një anusi të sëmurë, por mbeteni të lëpirë rreth e qark saj. Juve vetëm një banjë me ujë të përvëluar e me klor ua gjen dermanin dhe jam optimist se kësaj here qeveria do t’ua lazaratojë rehatinë e krimbur nga krimi. Nuk ka rëndësi nëse ju do të tromakseni duke dënuar sforcërisht e pabarazisht koka turku për t’i bërë qejfin edhe qeverisë edhe Brukselit. Nuk ka rëndësi nëse Gatja i Lazaratit do të puqet apo jo në të njëjtën qeli burgu me Berishën e Viçidolit… e rëndësishme mbetet që paratë tuaja të mykura t’ua sekuestrojnë aty ku i keni fshehur nën fustanet e grave dhe me ato para të paguhet kostoja e supës së burgut edhe për ju. Nga nesër e tutje duhet të spërkasë qiellin e këtij vendi edhe tymi i zi i hashashit që ju mbollët. Për tymin e Gërdecit flasim herën tjetër?

fb.com/bledi.mane

twitter.com/blediMANE


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>