Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Holanda e mbyll e para, Spanja largohet me nder

$
0
0

holandaHolanda ka mposhtur 2-0 Kilin dhe ka siguruar vendin e parë në grupin e saj, duke shmangur kështu një përplasje me brazilianët, në rast se këta të fundit fitojnë ndaj Kamerunit.

Ndeshja mes Holandës dhe Kilit ka qenë gjatë gjithë kohës e ekulibruar dhe mjaft e luftuar.

Madje, Kili është përpjekur të bëjë lojën gjatë gjithë ndeshjes, duke synuar të shënonte.

Por, Holanda është mbrojtur mjaft mirë dhe kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt barazimit, ka shënuar me Fer. Në fund ka pasur kohë të bëjë edhe një gol të dytë, pas një kundërsulmi të shpejtë të Roben, që e ka nxjerrë me portë bosh Memfis. Duhet thënë se Roben ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes, duke krijuar disa raste të rrezikshme.

Spanja ndërkohë është larguar me një fitore nga Brazili, duke mposhtur 3-0 Australinë.

Golat për Spanjën janë shënuar nga Vija, Tores dhe Mata, ndërkohë që Del Boske kishte bërë ndryshime të shumta në formacion.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>