Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Një letër proteste nga Lazarati ndaj Prokurorisë

$
0
0

Zoti Prokuror!

Po të shkruajmë të indinjuar një grup banorësh të afërm me të ndaluarit në Lazarat.

Ne e kuptojmë detyrën tuaj dhe rëndësinë që kishte aksioni i policisë.

Ne po ashtu jemi dakord që fshati të jenë zonë e lirë për policinë dhe të lejohet liria e lëvizjes.

Por, arsyeja që po ju shkruajmë është se ne jemi të tradhtuar dhe të poshtëruar në ekstrem nga kryeministri Edi Rama.

Poshtërimi që ai na ka bërë duke na ngrënë në besë, tregon dhe një herë fytyrën e tij hileqare dhe pabesinë e këtij pushteti që ka ardhur në fuqi një vit më parë.

Siç dihet për pesë ditë fshati u rrethua dhe ka pasur shkëmbime zjarri.

Ne jemi përpjekur të qetësojmë gjakrat dhe t’i bindim djemtë tanë të dorëzohen. Gatja, heroi ynë, biles bindi dhe djalin të dorëzohej.

Arsyeja pse u dorëzuam ishte se forcat speciale morën urdhër të qëllonin pa paralajmërim, nëse dikush qëllonte mbi to.

Nga ana tjetër, Doktori nga Tirana na frikësoi seriozisht duke thënë që ata që kanë ardhur të rrethojnë fshatin, janë bijtë e baballarëve komunistë që u kanë persekutuar për 50 vjet. Me thënë të drejtën, kur e dëgjuam këtë, nuk e patëm shumë të lehtë të rezistonim, pasi ju i njihni vuajtjet tona për 50 vjet nga komunistët. Kur na tha Doktori që këta janë njësoj, ne u demoralizuam dhe lëshuam armët.

Por, zhgënjimi ynë ndaj Edi Ramës është në ekstrem dhe ne të kërkojmë ty të anulosh vendimet për djemtë tanë, pasi ata janë arrestuar në pabesi dhe në një betejë ku është përdorur gënjeshtra.

Faktet janë sheshit. Të gjithë e dinë trimërinë e popullit të Lazaratit dhe traditën e tij për të luftuar si burrat në shesh. Por, pasi ramë dakord të dorëzoheshim, dhe pasi Edi Rama na gënjeu, tani po na poshtëron publikisht, duke botuar fotografi femrash seksi, të cilat paskan luftuar me ne në Lazarat.

Ky është një turp që nuk e mban dheu. Ne nuk i jemi dorëzuar as turkut, as grekut, as gjermanit, as Enverit dhe ju dorëzuam ca çupave të bukura që kishin vënë maskë për të na trembur.

Duke qenë se kjo ishte një betejë e pandershme dhe ne nuk ishim njoftuar kë kishim përballë, por besuam Doktorin që tha janë “fëmijët e baballarëve”, kërkojmë anulimin e masave të arrestit dhe përsëritjen e betejës.

Siç e ka thënë dhe Erzen Breçani, ne jemi një fshat i njohur me traditë, ku automatikun e përdorin shumë mirë gratë, kur burrat janë në punë. Meqë është puna kështu, burrat duhet të lëshohen dhe të përsëritet beteja gra me gra. Atëhere e shikojmë kush fiton.

Kjo që na ka bërë Edi Rama duke na trembur me gra të mbuluara me maska dhe pastaj duke i zbuluar, është një poshtërim i pashembullt, të cilin ne do t’ia kthejmë dyfish nëse ju nuk merrni masa. Mbi të gjitha, ai nuk na ka poshëtuar vetëm ne, por dhe Saimir Tahirin, i cili zakonisht thotë “bravo çuna”, kur mbaron një aksion.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>