Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Zgjedhjet në PD/Luan Baci zgjidhet kryetar i degës së Fierit

$
0
0

zgjedhje PDLuan Baci me profesion avokat do të drejtojë degën e Partisë Demokratike në qytetin e Fierit. Baci ka marrë 209 vota nga 411 delegatët e pranishëm në votim, ndërsa procesi ka kaluar pa kontestime. Përvec kreut të sapozgjedhur, në garën për drejtuesin e degës së PD-së ishin Vasil Ndreko, Ilir Hila dhe Ervin Llakatura.

Prej disa ditësh Partia Demokratike ka nisur procesin e zgjedhjeve të kryetarëve të grupseksioneve dhe degëve, ndërsa procesi do të përmbyllet në Tiranë me zgjedhjen e drejtuesve të degëve që do të jenë plot 15. Procesi i deritanishëm është cilësuar si shumë i sukseshëm nga koordinatorët e deleguar sipas zonave apo deputetë të kësaj partie, por ajo që bie në sy është tërheqja e kandidatëve nga gara, dhe përfshirja në momentet e fundit të emrave të tjerë për të mos mbetur përzgjedhja vetëm me një kandidat.

Burime nga PD konfirmojnë se përplasjet më të shumti janë në degët kryesore ku duket se procesi nuk do të kalojë pa kontestime. Mësohet se problemet tashmë kanë nisur në degën e PD-së në Durrës, Shkodër apo Korçë. Mësohet se Genc Juka është tërhequr së fundmi nga gara për kreun e PD-së në Durrës ku në garë janë Dritan Burgija dhe Ardian Muka. Por së fundmi garës i është shtuar edhe një kandidat Osman Stafa. Ndërkohë në Korçë, herë pas here janë raportuar ndërhzrje të të deleguarve nga qendra e Partisë Demokratike në favor të një kandidati, ndërsa në Shkodër në garë janë plot 9 kandidatë mes të cilëve ish-zv.ministri i Shëndetësisë Bardh Spahia, ish-deputeti Ramiz Çoba.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>