Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kjo ditë do të vinte

$
0
0

magdaNga Magdalena Ramohito

 

Ndërsa gjithë përpjekjet e kryeministrit Edi Rama ishin fokusuar në këtë fillim muaji në marrjen e STATUSIT KANDIDAT për Shqipërinë, aty- këtu e ashtuquajtura opozitë e vendit merrej me ca ngritje çadrash- strehë për disa njerëz të dëshpëruar të manipuluar për të kërkuar disa të drejta, sipas tyre nëpërmjet ushtrimit të grevës së urisë.

Ndërsa përpjekjet për të arritur statusin, sa po vinin e rriteshin, bashkë me shpresën dhe optimizmin, i cili vinte edhe nga ndërkombëtarët, opozita ashtu siç është e hapërdarë, premtonte për protesta në mbarë vendin, për të rrëzuar kryeministrin… ndonëse edhe më budallai i budallenjeve nuk mund të ketë as besimin më të vogël se kjo opozitë në këtë gjendje që është, mund të jetë e aftë të rrëzojë qeverinë e të mund të marrë drejtimin e vendit.

Por Shqipëria papritur u gdhi me lajmin e pabesueshëm se Lazarati, tashmë i mirënjohur si vendi i kultivuesve të kanabisit, si një shtet brenda shtetit, si një TABU, ku asnjë qeveri e këtyre 23 vjetëve të fundit nuk ka guxuar ta prekë, më në fund u rrethua nga forcat tona të policisë.

Askush nuk kërkon e as ka ëndërruar që Policia e Shtetit t’i kundërvihet popullit, të paktën asnjë njeri normal nuk e beson këtë, përkundrazi dorën e munguar të shtetit e kemi kërkuar dhe e duartrokitëm ndërhyrjen e Policisë së Shtetit në Lazarat.

Sa dhe si po përdoret kjo gjë politikisht, u bë e qartë në seancën e fundiit të parlamentit. Akuzat e opozitës arritën deri në akuzimin e fëmijëve të debutetëve socialistë si qëndrestarë në krah të kultivuesve të bimës së ndaluar me ligj, si gjithnjë në linjën e shpifjes dhe përdorimit të gjuhës së urrejtjes, akuza që shumë shpejt u përgënjeshtruan.

Pas gjithë kësaj periudhe lëngimi nga plagët që rridhnin gjak, do të vinte një ditë e shërimit…

Dhe shërimi vjen pas një dhimbje të tillë të fortë, sa trupi ka gjithë fuqinë për ta duruar, me shpresën se do të kthehet shëndeti. Këtë iniciativë e merr një njeri i rilindur dhe mbledh pas vetes njerëz që besojnë se për t’u bërë i shëndetshëm, duhet të ecësh shumë, të mos e ndalësh ecjen, madje të ecësh aq shumë sa distanca të jetë baraz me ngjitjen e shumë kodrave dhe ky marshim nuk do t’ia dijë për kuisje qensh të vjetër…

Kjo ditë do të vinte, sepse nuk ka njeri që nuk do të jetë i shëndetshëm, sepse sëmundja dhemb, sëmundja cenon cilësinë e jetës, sëmundja të çon drejt vdekjes, ndërsa njeriu është i prirur ndaj jetës së shëndetshme.

Kandidimi i Shqipërisë ndihet shumë pranë, zhvillime të reja pozitive ndihen në ajër, lufta e të RESË me të VJETRËN është e pashmangshme…

Gjuha e vjetër është tanimë e lodhshme për veshët tanë, shpifje të ulëta, që nuk ngjallin më asnjë interes, përveç ndonjë njeriu të sëmurë nga zilia ndaj suksesit të ministrave të rinj, në moshë e në mentalitet.

Një sjellje e dalë boje, që as vetë Sali Berisha më nuk i beson, por i duhet të mbajë lidhur elektoratin e PD, të cilin e fyen duke e trajtuar si 23 vjet më parë, si një turmë delesh, që shkojnë nga t’i çojë bariu- Saliu.

Një gjuhë që nuk është aspak europiane, që ndikon për prishjen e shëndetit të shoqërisë e jo në përmirësimin e saj. Një shembull i shëmtuar edhe si gjysh. Ç’tmerr si mund të justifikohet përpara nipërve të tij edhe familjes!!!

Ç’tmerr për njerëz, që guxojnë të thonë mendimin e tyre, sepse menjëherë fillojnë shpifjet e sharjet këtu në forum, por edhe në mjedisin ku personi punon e jeton!!!

Shpifësit e dinë të vërtetën, e dinë se ajo që thonë është një trillim, por intelektualët, të rinjtë, prindërit në përgjithësi, megjithë ngarkesat shpesh emocionale negative, që marrin për shkak të bindjeve të tyre politike apo zilisë, që kultivojnë për fat të keq për njerëzit e suksesshëm, duhet të mos bëjnë sikur i besojnë, sepse kjo është një ligësi e pashoqe.

Nuk ka vend për shpërthime të tilla ndaj një ngjarje në të mirë të vendit, sepse ajo ditë do të vinte, por mund të kishte ardhur edhe më herët, nëse gjuhë- nepërkat e gjuhë- lopatat nuk do ishin në krye të forumeve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>