Anglia është praktikisht jashtë Botërorit të Brazilit.
Pas humbjes me Italinë, britanikët kanë humbur edhe me Uruguajin, me të njëjtin rezultat, 2-1.
Makthi i britanikëve dhe heroi i Uruguajit është Luis Suarez, që ka shënuar dy herë.
Tashmë Anglia shpreson që Italia të fitojë kundër Kosta Rikës dhe Uruguajit dhe të mundë vetë Kosta Rikën, në mënyrë që të vazhdojë më tej.
Një variant shumë i vështirë për t’u realizuar.
Për të mbetur tek ndeshja, britanikët kanë luajtur më mirë, por janë ndëshkuar në të vetmin rast të Uruguajit pjesën e parë, nga Luis Suarez.
Gjatë gjithë pjesës së dytë Anglia ka ushtruar presion dhe ka arritur të barazojë me Uejn Runin.
Por, kur pritej që Anglia të shënonte golin e dytë, Luis Suarez ka shënuar për Uruguajin me kundërsulm.
Tashmë sytë dhe shpresa e gjithë britanikëve janë nga Italia.