Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Rrëfimi i Kunatit për zaptimin e PD nga Doktori

$
0
0

Ajo që ndodhi sot, ishte e papritur për Kunatin. Pavarësisht rezervave që kishte për Doktorin, ai nuk e kishte ndjerë nga afër problemin me të. Sot e provoi. Befas e njoftuan se Doktori do vinte tek selia e PD. Nuk e kishte bërë kurrë këtë qyshkurse dha dorëheqjen.

Kunati vrapoi tek SHQUP.

Kur hyri, roja e ndali.

-Më falni, tha, nuk mund të hyni.

-Jam Kunati, u prezantua ai.

-Nuk më hyn në punë. Do vijë Doktori dhe nuk dua njeri në oborr, tha roja.

-Po jam Kunati i Lulit, i tha prapë ai.

-Më vjen keq, i tha roja, Doktori më ka thënë e dua selinë bosh.

-Po do shkoj t’i bëj gati zyrën, tha Kunati.

-E ka bërë vetë, ka dërguar Flamurin me Palokën, tha roja. Për ty s’më ka thënë njeri gjë.

-Po Luli ka hyrë, i tha Kunati.

-Jo, po nuk e ka emrin në listë të hyrjes, i tha roja.

I mërzitur dhe tërbuar, Kunati filloi të shëtisë para SHQUP. Po mendonte si të hynte nga gardhi. Në krah të vendit ku do bëhej xhamia, pa një ekskavator.

Shkoi urgjent aty dhe i kërkoi një nder eskavatoristit.

-Fillo gërmo, i tha kot, dhe bëj sikur hap ndonjë vrimë dhe më kalo pak mua me kovë matanë gardhit.

-Po pse nuk hyn nga dera, i tha ekskavatoristi.

-Ashtu është puna, dua t’u bëj një surprizë, i tha Kunati. Dua t’i kap pa mendje. Na dhe 100 mijë lekë dhe këto dy orë vetëm gërmo dhe bëj zhurmë.

Ekskavatoristi i mori lekët dhe filloi të hapte vrima me matrapik që të bënte zhurmë.

Pas pak, Doktori hyri. Roja hapi derën, Flamuri kontrolloi sheshin dhe hyri brenda. Pastaj Flamuri me Palokën e udhëhoqen drejt zyrës së konferencave për shtyp. U ul dhe filloi të fliste.

Kunati u ngjit një kat më lart, doli në papafingo dhe i bënte shenjë matrapikut të vazhdonte. Doktori filloi konferencën e shtypit. Herë- herë dëgjonte se diçka e shqetësonte, ndalonte, por vazhdonte përsëri.

Luli pyeste Kunatin me sms:

-Çfarë po ndodh?

-Po flet, i tha Kunati, por i kam vënë matrapikun të punojë se ndoshta ia zhurmoj pak të mos dëgjohet mirë.

-Aman se mos nxehet dhe më zbrazet mua, i tha Luli. Po çfarë po thotë?

-Po mbron Lazaratin dhe ato që ka thënë në parlament. Po kundërshton vendimin për përjashtim.

-Po për mua ka thënë gjë?

-Akoma deri tani, i tha Kunati.

-Po si t’ia bëjmë, çfarë qëndrimi të mbajmë, i tha Luli.

-Nuk e di, tha Kunati, por ndoshta ta thotë vetë. Ti mos i dil para njëherë për njëherë.

Pasi mbaroi konferenca, Doktori u çua, piu një gotë ujë dhe doli. Disa militantë në korridor filluan të thërrasin: “Sali Berisha, Sali Berisha”…

I përshëndeti me dy gishta dhe vazhdoi. Hipi në makinë dhe u largua.

Kunati po ndiqte gjithë skenën nga papafingo.

-Iku, i shkroi Lulit. Tani mund të vish.

-Erdha, tha Luli. Më mori në telefon dhe më tha ma ka lënë tekstin për Facebook tek sekretarja. I thuaj ta hedhë pak në kompjuter sa të vij unë.

-I them, po kam frikë se nuk më dëgjon, i tha Kunati. As roja nuk më la të hyja qëparë. Duket që është mërzitur shumë ai burri.

-Mirë se vij vetë, tha Luli. Mua ndoshta më lënë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852