I denoncuari nga Partia Demokratike si “grosist” i drogës, i punësuar si shofer në Ministri të Brendshme, është thjesht një militant i flaktë i PD-së dhe badigard i Lulzim Bashës në fushatën elektorale.
Bëhet fjalë për Binak Dobrushin, që sipas PD, është grosist i drogës.
Emisioni “Fiks Fare” solli fakte që provojnë se Dobrushi është anëtar me teserë i Partisë Demokratike dhe badigard i Lulzim Bashës në fushatë elektorale.
Në dy fotot e mëposhtme ai duket në krah të Lulzim Bashës në zyrën elektorale, në një rast dhe në prani të Damir Fazlliçit.
Është fjala për personin që Laura e quajti grostë droge. Ja çfarë tha Laura:
“Binak Dobrushi, i arrestuar në dhjetorin e vitit 2008 me rreth 2 kilogramë heroinë, i konsideruar si grosisti i rrjetit të drogës në Tiranë, drogë që përfundonte edhe në shkollat e fëmijëve tanë, i dënuar nga gjykata, është sot një nga bashkëpunëtorët më të afërt të drejtorit të Rendit Publik në Ministrinë e Brendshme.
Me detyrën që ka në krah të drejtorit të Rendit Publik, i dënuari për trafik droge, ka marrë sot me Edi Ramën, imunitetin dhe lehtësirat që i duhen për të ushtruar aktivitetin e tij.
Si ka mundësi që Ministria e Brendshme nuk e bën dot një verifikim minimal”, pyet Laura.
Dhe pyetja jonë është: Po Luli e njihte kur e mbante në krah si badigard?