Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

FOTOT/ Policia merr nën kontroll kapanonin plot hashash të Gate Mahmutajt, shkatërrohen mijëra bimë kanabis

$
0
0

Forcat e policisë kanë mbërritur në objektivin e përcaktuar në kapanonet e objektet e shtetasit Gate Mahmutaj, njoftojnë burime nga policia.

Gjatë ndërhyrjes ndaj forcave të policisë është qëlluar me armë zjarri, duke rrezikuar jetën e këtyre forcave, por falë ndërhyrjes profesionale u arrit të vihen nën kontroll të plotë objektet e sipërpërmendura, si dhe sipërfaqja e kultivuar me kanabis sativa.

Përmes një komunikate për shtyp, policia ka bërë me dije se uniformat blu të angazhuara në aksion kanë asgjësuar parcela të mbjella me bimë narkotike, si dhe kanë arritur të gjejnë prova për përfshirjen e disa banorëve të fshatit në shkëmbimin e zjarrit.

“Nga veprimet e kryera në objektet pronë e shtetasit Gate Mahmutaj, si dhe në tokën në administrim të tij u gjetën, u fiksuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të konsiderueshme të gëzhojave të kalibrave të ndryshëm, që janë përdorur gjatë sulimit ndaj forcave të policisë.

Gjithashtu u gjetën dhe asgjësuan: 7 parcela me 10 mijë bimë narkotike kanabis sativa, që varionin nga 50 cm-1 metër lartësi dhe 1.000 fidanë kubikë të gatshëm për kultvim në kapanon”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas dokumentit, gjatë operacionit gjithashtu u konstatuan duke u djegur 6 fuçi me marijuanë, të cilave ua kishte vënë zjarrin vetë i dyshuari, me qëllim eleminimin e provës, si dhe sasi të tjera lëndë narkotike të konsiderueshme të papaketuara.

“Nga strukturat e policisë vijojnë veprimet hetimore dhe proçedurlae për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme prokurorisë”, saktëson njoftimi.

“Në këtë operacion janë përfshirë rreth 500 forca dhe specialistë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër, forcave speciale RENEA, forca të FNSH-së së Fierit, Shkodrës dhe Tiranës, si dhe të Delta Forcë në Vlorë”, përfundon njoftimi.

1

2

3

4

5

6

7

8

9

10


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>