Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Turpërohen kampionët e botës! Holanda shkatërron Spanjën

$
0
0

robben

Askush nuk e priste, por kampionët e botës, Spanja ka pësuar një humbje të turpshme në ndeshjen e parë të Botërorit të Brazilit.

Në një ripërsëritje të finales së vitit 2010, spanjollët u përballën me Holandën në grupin B, por humbën me rezultatin e thellë 5 me 1.

Për holandezët shënuan Van Persie dy gola në minutat 44 dhe 72, Robben në minutat 53 dhe 89 dhe De Vrij në minutën e 64.

Për spanjollët, goli i vetëm u shënua nga Alonso në minutën e 27-të.

Van Persie dhe Robben ishin njerëzit e ndeshjes, e cila nisi sërish me një vendim të diskutueshëm. Një penallti e marrë nga Spanja u shndërrua në gol nga Alonso.

Por që prej atëherë Spanja e pati shumë të vështirë që të mbante nën kontroll Van Persie-n dhe Robben.

“Është e pabesueshme që të shohësh se si një nga ekipet më të mira në historinë e futbollit botëror rrënohet në këtë mënyrë,” shprehet korrespondenti i BBC.

“A është vërtet mirë Holanda, po Spanja është dobët,” pyesin disa tifozë.

Portieri Iker Casillas është një hije e vetes.

Disa thonë se mungesa e angazhimit me Real Madrid i ka kushtuar.

Sa për informacion, Botërorin e fundit në Afrikën e Jugut, Spanja pësoi vetëm dy gola në të gjithë kompeticionin.

Hera e fundit kur Spanja pësonte pesë gola ishte në vitin e largët 1963 ndaj Skocisë, kur humbiste 6 me 2.

Edhe atëherë ishte 13 qershor.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>