Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

FOTOT/ Kapet polici me një arsenal armësh, do i trafikonte

$
0
0

Një punonjës policie është arrestuar nga Sektori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Lezhë.

Inspektori Ramazan Hasan Guri, 45 vjeç, punonjës i patrullës së përgjithshme në Komisariatin e Laçit, kishte grumbulluar një arsenal armësh, të cilat priste t’i trafikonte.

Atij iu gjetën dhe sekuestruan.

•1 automatik mod 56;

•7 pushkë automatike;

•2 çifte pa leje;

•2 pako eksploziv i tipit tritol;

•Ndezës tëunifikuar, fitil zjarrpërcjellës;

•8 granata dore;

•3500 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në cilësine e provave materiale u gjetën edhe pjese këmbimi automjetesh të vjedhura nga pika e bllokimit të mjeteve në Komisariatin e Policisë Laç.

Ndaj punonjesit të policisë, SHKB ka nisur procedimin, pasi ai dyshohej se po grumbullonte armë e municione me qëllim trafikimi, e po ashtu dyshohet si mbështetes i grupeve kriminale në zonën e Kurbinit.

1

2

3

4


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>