Si mund ta lexojmë rezultatin e 23 qershorit?
Është një kryengritje e heshtur e shqiptarëve kundër Sali Berishës. Kishin provuar ta zbonin me referendum popullor më 1994, por ai mbijetoi. Kishin provuar ta largonin me vota me 1996, por ai ua vodhi. Kishin provuar ta largonin me armë si më 1997, dhe ai ju rikthye. Provuan të mbijetonin në pushtetin e ri të tij dhe i ai vrau për të vjedhur në Gërdec dhe fali vrasësit, gjurmët e të cilëve të çonin në shtëpinë e tij. Provuan të protestonin para zyrës së tij, ai i vrau dhe u tall me viktimat duke u thënë shqiptarëve se i vrau Edi Rama. Shqiptarëve nuk i kish ngelur më asgjë të bënin kundër tij. Të majtë dhe të djathtë më 23 Qershor sikur ishin parë sy më sy dhe në një kryengritje të heshtur e ndëshkuan aq fort, sa të mos kish fuqi as të fliste për 48 orë. Këto janë zgjedhjet më inteligjente, më të qarta, dhe më dramatike që populli shqiptar ka bërë në kaq pak vite demokraci në historinë e tij. Nuk i ngjan fitores së zhurmshme të marsit 1992, që diktohej nga koha, por një fitoreje të pazakontë, që diktohej nga makthi se qëndrimi i atij njeriu në politikë do ta kthente Shqipërinë në një shkretëtirë vlerash demokratike dhe njerëzore. Votuan sikur qëllonin mbi Sali Berishën.
Çfarë dominon në parlamentin e ardhshëm?
Parlamenti i ri ka një shumicë votash që ngjan si një dënim i madh për të majtën. Kanë aq shumë vota dhe mandate në duar, sa janë të dënuar të mos kenë asnjë justifikim për ta ndryshuar Shqipërinë. Kanë vota për të spastruar berishizmin nga shteti, kanë vota për reforma të thella kushtetuese, kanë vota për të ndëshkuar ata që nuk i ndëshkoi drejtësia e korruptuar, kanë vota për të ringjallur shpresën për një vend normal dhe për të justifikuar deberishizimin e shoqërisë. Shqiptarët ashtu siç kanë ndëshkuar Sali Berishën, i kanë dalë para alibive të mundshme të së majtës dhe u kanë dhënë aq vota saqë nëse dështojnë, duhet të kujtojnë se çe gjeti Sali Berishën.
Është një parlament që ka shansin të jetë i pari i periudhës pas tranzicion parlamenti që do të miratojë futjen tonë në Bashkimin Evropian, dhe që do t’i japë shans një brezi të ri në politikën shqiptare, që do të ngrihet mbi gërmadhat e berishizimit.
Çfarë do të ndodhë me PD?
Partia Demokratike gjendet para një tradhtie të madhe nga Familja Berisha. Prej saj janë zbuar të gjitha figurat politike dinjitoze dhe listat janë mbushur me mercenarët e Sali Berishës që e mbajtën në pushtet dhe shokët e djalit dhe vajzës. Përfytyroni që në vend të Besnik Mustafajt në parlament është Kastriot Islami, në vend të Ilir Rusmajlit, është Qukapi, një tip që u mban pjatën drogaxhinjve të Tiranës vetëm pse është shok i djalit, në vend të Biberaj është Flamuri, një idiot emblematik, që do të jetë fytyra e PD-së në parlament, në vend të Ilir Rusmajlit është Fatmir Mediu vetëm se Rusmaili nuk pranoi të firmos projektin e tij në Gërdec…e kështu me rradhë. Listat e PD është e mbushur me mercenarë të Berishës dhe shokë të fëmijëve të cilët do të jenë vari i hapur për PD në Kuvend. Shikoni reagimet e tyre sa hipokrite janë. Mesila Doda thotë që kjo humbje më ngjall trishtim si në vitin 1997, ndërkohë që ajo në 1997 e më pas ka qenë socialiste dhe deri zëdhënëse e kryeministrit socialist të asaj kohe. Duan të na fshijnë dhe memorien dhe të na tregojnë se e meritojnë atë parti, ndërkohë që në fakt ajo parti vdiq se u uzurpua prej tyre. Dhe mendoj se do të vdesë pak nga pak çdo ditë. Shanset për ringjallje të saj janë të pakta, nëse aty nuk hapet një garë reale për rithemelimin e saj dhe vendosjen e rregullave të reja për një parti që duhet të shkëputet nga berishizimi. PD është sot në pikën ku ishte Partia e Punës në vitin 1991, pas diktaturës, ku i duhej doemos të rithemelohej dhe të vendoste në krye të saj një figurë që nuk ishte enveriste. Ata ja arritën se gjetën Fatos Nanon. Nëse PD tenton të mbaj në lojë berishizimin, të vendos dhëndurët brenda të familjes Berisha në krye të saj, Shqipëria do të jetë për një kohë të gjatë pa opozitë, deri në formimin e një force të re.
Mbi të gjitha PD-ja ka nevojë për një kryetar të ri, një lider të lirë, që nuk është peng tek Ilir Meta dhe Edi Rama, që nuk mund të jetë peng i drejtësisë dhe korrupsionit. Ato figura që janë në PD kanë vjedhur aq shumë, sa pushteti i komandon me sms shoferësh. Më sa keni parë të bënin opozitë këto tetë vite ata që kishin vjedhur në kohë të socialistëve, aq do të shikoni të bëjnë opozitë hajdutët e PD-së. Keni për të parë të gjithë duke mbështetur pushtetin, duke bërë si të moderuar. Por, më pengu i tyre mbetet Lulzim Basha, pasi atë e presin dy dosje burgu gati dhe pushteti i ri në mënyrë të pacipë mund të investohet të jetë kryetar i opozitës. E kanë perfekt për ta pasur liderin e opozitës si drejtor gjelbërimi në Tiranë.
A ishte votimi një leksion për mediat?
Ishte një leksion për mediet e regjimit. Ato u bënë të neveritshme. Shqiptarët kanë votuar kundër Berishës duke pasur parasysh dhe mediet e tij. Kanë votuar kundër Berishës duke pasur parasysh edhe Fevziun, edhe Sandrin, Artan Hoxhën, Artur Zhejin, Arian Çanin, dhe garniturën e propagandës gati gebelsiane që shoqëroi përpjekjen e Berishës për të mbijetuar në pushtet me propagandë. Ishte ndëshkim dhe për ata. Opozitës i kanë bërë nder duke u bërë të neveritshëm.
Kush do jenë servilët e parë të pushtetit?
Nuk ja vlen të diskutoj për një fushë ku nuk shkel kurrë, por shihet qartë se Tv Klani do bëhet deri në fund i neveritshëm dhe në këtë pikë. Aq i neveritshëm sa tani duket sikur Berishën këto tetë vjetë e kam mbështetur unë dhe e ka luftuar Fevziu, i cili nga “bythëlëpirja” me Berishën është miliardier, duke marrë mes të tjerash prona dhe favore që kanë nevoj për hetim.
Idrizi i PDIU-së përshembull ka hapur fjalë dje se është gati të ikë nga Berisha. Islami, Mediu, Idrizi, etj i morën mandatet me votat e PD-së, kurse në koalicionin e majtë tashmë në qeveri, ka ndodhur e kundërta: që parti si Aleanca Popullore, ose PSD, PDS dhe PSV 91 sakrifikuan votat e tyre për të maksimalizuar mandatet e koalicionit. Rreth 35 mije vota te tyre kane ndikuar ne mandatet e fundit te Ps ne disa qarqe. Nuk ju duket se do ishte ironike që ti bëhej vend mercenarëve të Berishës dhe të lihej jashtë kontributi i sakrifikuesve të koalicionit opozitar, tashmë në prag të formimit të qeverisë?
Fituesit kanë një shumicë të konsoliduar dhe debati për pushtetin është i mbyllur. Problemi i atyre deputetve që do shkojnë nga listat e Berishës në shumicën e re, me dëshirë të tyre, është problem i Berishës që shiti Partinë Demokratike për pushtetin e Familjes së vet, duke e bërë listën e PD si një listë rrogash për shërbëtorët e vet.
Shumica e re duhet të respektojë dhe t’ju jap shans të kontribuojnë së pari aleatëve të vet, atyre me mandat dhe pa mandat deputeti, gjithkujt që kontribuoi publikisht kundër Sali Berishës. Kjo është në seriozitetin e marrëveshjes politike dhe një gjest që do rrisë besimin në të ardhmen për të bashkëpunuar me Edi Ramën.
Marrë nga Gazeta DITA