Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

FOTO LAJM/ Kur do vijë dita që kjo të ndodhë në Shqipëri?

$
0
0

Shumë të huaj, gazetarë, turistë e diplomatë terrorizohen me trafikun në Shqipëri.

Jo pak herë, atë përmendin faktin se si një pjesë e mirë e shoferëve, ata me makina të mira- kryesisht fuoristrada, i shpëtojnë ligjit dhe polici as guxon t’ua hedhë sytë.

Këto foto tregojnë se si zbatohet ligji në këtë rast.

Ato tregojnë momentin kur një makinë, me vlerë prej së paku 270 mijë sterlina, ndalohet në një nga rrugët e njohura të Londrës dhe më pas policia e rimorkion për në stacionin e policisë.

Policia e ndaloi makinën Lamborghini Aventador pasi pronari i saj nuk ishte në gjendje të ofronte dokumentin e siguracionit.

Në këto kushte, makina u ngarkua në karroatrec dhe iu mor pronarit.

Policia në Londër ka nisur një operacion për makinat e pasiguruara duke sekuestruar më shumë se 10 mijë makina, mes tyre edhe Porsche, BMW X5 dhe Ferrari.

Para pak ditësh policia sekuestroi edhe një Lamborghini ngjyrë lejla, pasi ishte i pasiguruar./ep

1

2

3

4

5


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>