Duke buzëqeshur përpara kamerave, ish- komandanti suprem i NATO-s dhe dikur kandidat për president i SHBA, Wesley Clark, tregon se cila është e dashura e tij e re.
Në fakt foto është realizuar një vit më parë, por tani është bërë fakt se gjenerali 68 vjeçar po del me sipërmarrësen e modës, 30 vjeçaren Shauna Mei.
Diferenca prej 38 vitesh nuk e ka penguar çiftin që të shfaqet në publik së bashku duke shfaqur dashurinë për njëri- tjetrin.
Gjenerali Clark depozitoi letrat për divorc në shtator të vitit të shkuar.
Ai u nda nga Gertruda, gruaja me të cilën kishte 46 vjet i martuar.
Një mikeshë e Shauna Mei tha se nuk e habit fakti që ajo del me meshkuj të mëdhenj, por habitet me faktin se ai është shumë i vjetër.
Clark e ka shoqëruar Shaunan edhe në javën e modës në Nju Jork.
Djali i Clark nga martesa e tij me Gertrude është 13 vjet më i madh se e dashura e babait./ep