Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Tre aksidente të rënda në Tiranë, Burrel e Librazhd, 1 i vdekur, 8 të plagosur

$
0
0
FOTO ARKIV

FOTO ARKIV

Nuk sosin aksidentet në rrugët e Shqipërisë. Edhe pse lamë pas një fushatë të ethshme elektorale, sërish për çështjen e aksidenteve që e kanë lënë vendin tonë si një territor lufte nuk u fol shumë.

Një ditë përpara zgjedhjeve BIRN botoi një shkrim në lidhje me këtë çështje.

Por tani që zgjedhjet kanë mbaruar, mund të kuptosh shkallën e rëndë të këtij problemi.

Brenda pak orësh janë shënuar tre aksidente të rënda me një të vdekur dhe tetë të plagosur.

Kështu, rreth orës 15:00 është shënuar aksidenti i parë në aksin rrugor Burrel- Klos. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur Devis Kola, Astrit Aliaj dhe Astrit Dedja. Devis Kola është dërguar në Spitalin Ushtarak, pasi ishte në gjendje më të rëndë.

Ndërkohë rreth orës 19:00 është shënuar një aksident në Librazhd, me një të vdekur dhe dy të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit. Si pasojë ka humbur jetën 28- vjeçari Jonat Hoxha, ndërsa janë plagosur Dorian Faqolli dhe Kostanca Kapurani.

Pak minuta më vonë në zonën e Babrrusë në Tiranë një motoçikletë ka përplasur një grua së bashku me fëmijët e saj. Si pasojë kanë mbetur të plagosur Fatbardha Isufi me dy fëmijët./ep


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>