Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Kunati, në hall me seksionin e Paskuqanit

$
0
0

Kunati ka rënë në hall me seksionin e Paskuqanit. Kryetari i seksionit i ka çuar një letër ku i shpjegon rreziqet që paraqiten për të ardhmen e seksionit para zgjedhjeve të përgjithshme në parti.

 

“I nderuar zoti Kunat!

Jam i shqetësuar për situatën e krijuar në Paskuqan. Shumë anëtarë të partisë sonë, nuk pranojnë të vijnë në mbledhje seksioni se thonë duam të marrim një herë dëftesën e legalizimit.

Unë ua kam bërë të qartë disa herë që këto tapi të legalizimit që po u jep Edi Rama, i ka përgatitur me dorë të vet Lulzim Basha, por ata s’më besojnë.

Ata më thonë, të marrim një herë tapinë, masandaj flasim.

Për këtë shkak, mbledhja e seksionit ka dështu tre herë radhazi.

Nuk është se këta socialistët kanë bë presion direkt, por këta tanët janë mësu që të kenë frikë nga pushteti dhe nuk dun me ardhë në mbledhje.

Në këtë situatë kam disa propozime.

E para, që seksioni i Paskuqanit të ngrijë veprimtarinë e vet deri në përfundim të legalizimeve. Në këtë pikë kemi dhe shqetësime të tjera, pasi qeveria mund ta marrë vesh këtë dhe i zgjat përsëri legalizimet tetë vjet dhe na lë tetë vjet pa seksion. Ndaj kjo duhet të mbahet sekret.

E dyta, mos na bini të delegum në Paskuqan vendali Tirone, se mëzitet shumë populli dhe thotë nuk ua japim votën. Përpiquni të jenë jabanxhinj ata që dërgoni të delegum.

E treta, që ka dhe më shumë rëndësi, ne dum që Jamarbri, i cili është një nga koordinatorët e partisë në Tiranë, të dërgohet në Paskuqan, pasi ai është nga origjina “muhaxhir” nga Bosnja, dhe të parët e tij e dinë mirë ç’do të thotë të zaptosh tokën e tjetrit.

Duke na e sjellë atë në Paskuqan, ne jo vetëm garantojmë shkrirjen e seksionit së shpejti, por dhe rrisim besimin që tokat e marra nuk do na i prekë më kush, se po nuk t’i mori ai, nuk t’i merr njeri.

I nderuar zoti Kunat!

Ju lutem merrni seriozisht situatën. Këta të Ed Ramës kanë dalë fshatit me tapi në dorë, ene ta lënë tek shtëpia me zor. Ti nuk e di, por ata tanët jo tapi që s’të jepshin, por as lekët që t’i merrshin s’t’i kthenin më pas kur nuk e bënin. Ndaj ka rrezik të madh të gënjehet populli. Unë ua them çdo ditë që këto tapi i ka plotësu me dorë të vet Lulzim Basha, po i pat harru në sirtar, por ata nuk nigjojnë. Të lutem merr masa që kjo situatë të marrë fund.

I jueji përjetë, Abdulaqifi”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>