Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Të jesh “i mirë” për Berishën!

$
0
0

meroNga Mero Baze

 

Më çuditi këmbëngulja e Lulzim Bashës në grupin parlamentar, për të shpallur Shqipërinë një kartel droge. Bëhet fjalë nëse ka ndonjë gjë të vërtetë për Shqipërinë e këtyre tetë muajve, që po qeveriset nga socialistët, të cilët sipas kryetarit të opozitës, kanë kthyer vendin në kartel droge. Nuk është se në Shqipëri nuk ka drogë. Çdo ditë policia kap me qindra kilogramë dhe ky është i vetmi burim zyrtar që ne mësojmë se në këtë vend është kultivuar drogë. Por nëse ka dikush që duhet të heshtë për këtë gjë, është opozita e sotme.

Ka disa çështje të debatit publik, të cilat opozita duhet t’i shmangë për të harruar së paku që janë përgjegjësi të sajat. Aq më tepër nuk duhet t’i kthejë në prioritete të debatit për të, pasi vetëm forcojnë profilin e saj të pabesueshëm në publik.

Droga që kapet çdo ditë në rrugët e Shqipërisë, është kanabis i mbjellë në Shqipëri në periudhën që në pushtet ishte partia e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, të cilët meqë ishte dhe vit elektoral, e kthyen vërtet Shqipërinë gati në plantacion droge. Për arsye thjesht fizike, që kur kanë ikur ata nga pushteti, ende nuk ka ardhur sezoni i ri i mbjelljes së drogës, dhe akoma më keq, akoma nuk ka ardhur sezoni i korrjes së drogës. Ai është në shtator. Nëse Shqipëria është vërtet kartel droge, Lulzim Basha, Sali Berisha dhe Flamur Noka duhet t’u kërkojnë ndjesë të thellë shqiptarëve, së pari që ua kanë kthyer vendin në plantacion droge, dhe së dyti që po e përdorin krimin e tyre për të njollosur Shqipërinë.

Ne të gjtihë e dimë se Lulzim Basha është një recitues që vuan nga kapsllëku i ideve politike, por të bësh opozitë në grup parlamentar, duke shpallur si problem të madh drogën që i ka lënë peshqesh Shqipërisë, do të thotë ta fyesh dyfish shoqërinë, të cilës kërkon t’i fitosh besimin për të të zgjedhur.

Por nuk është vetëm tek çështja e drogës. Ka plot detaje të tjera, ku opozita udhëhiqet nga parimi që gjërat e këqija, që kanë ndodhur në qeverisjen e saj, quhen krime vetëm kur ata janë në opozitë. Më bëri përshtypje një kopertinë e gazetës zyrtare të PD, që fliste për një krim të një ministri rilindas në Durrës, duke ndërtuar një pistë në det. Bëhet fjalë për një pistë të ndërtuar nga kompania e Lefter Kokës në Durrës, e filluar qysh më 2002, por e konkretizuar në vitet 2005- 2013, në kohën që ishte kryeministër Sali Berisha. Nuk është se më pëlqen ajo që ata kanë ndërtuar, por ata kanë një projekt ligjor, të cilin e kanë realizuar në qeverisjen e Sali Berishës. Si është e mundur, që kur Berisha ishte kryeministër, ajo quhej investim në turizëm, ndërsa këto tetë muaj që ai është në opozitë, kjo quhet babëzi dhe mafie?

Opozita mund të gjejë plot kauza ku mund të bëhet e besueshme. Ajo mund të ngrejë akuza dhe për ndërtime të tilla, por jo nga Jamarbëri, që ka lënë tetë vjet bregdetin në mëshirë të ndërtimeve pa leje, se donte të shiste njollat me firmën e vjehrrit. Opozita mund të flasë dhe për trafik droge, por jo pa mbaruar së paku së kapuri nga policia, të mbjellat e Flamur Nokës në Lazarat dhe vende të tjera për efekte elektorale. Opozita mund të flasë dhe për fshatra turistikë, por ju duke ngritur Argita Berisha vila trekatëshe pa leje si ajo në Lalëz. Opozita mund të flasë dhe për ushtrinë, por jo duke mbrojtur politikisht Arben Imamin, që është paditur penalisht si hajdut. Opozita mund të flasë bile dhe për eficencën e ndarjes territoriale, por jo duke i shkuar në burg një banditi që vë gjoba mbi biznesin për arsye politike si Mziu.

Opozita duhet të heqë dorë nga parimi i Sali Berishës, që kush është me të, është i mirë, pavarësisht se mund të jetë vrasës, trafikant, hajdut apo spiun Sigurimi. Dhe kush nuk është me të, i ka gjithë këto të zeza. Vetë brenda PD, ka shumë njerëz që e kanë provuar këtë. Genc Pollo ka qenë dikur agjent grek, spiun Sigurimi, vrasës i Azem Hajdarit, hajdut i pronave të PD, etj. Nuk është se disa nga këto gjëra nuk i ka, por kur u kthye në vathën e Berishës, nuk kishte më asnjë nga këto. Genc Ruli dikur ishte spiun Sigurimi, hajdut i druve të arrës dhe intrigant, por pastaj kur uli kokën dhe ndau pjesën me Berishën, iu harruan. Gramoz Pashko ishte figura më e zezë antikombëtare e Shqipërisë, spiun i grekëve dhe serbëve,  djalë krimineli komunist dhe nip kryepeshkopi pro-grek, por pas 2005 u bë i mirë, bile Luli e shpalli dhe at’ të PD-së. Azem Hajdari ishte spiun Sigurimi, spiun i Serbisë, trafikant në dogana, vrasës me pagesë, etj, deri sa u vra, pastaj u bë i mirë dhe hero i demokracisë, po për Berishën. Lista është e gjatë dhe prek shumë njerëz që janë aty brenda, të cilët kur dëgjojnë se Shqipëria u bë kartel droge për tetë muaj, apo që Lefter Koka ndërtoi pistën në det për tetë muaj, ndërkohë që ka 12 vjet, thjesht e kuptojnë që aty s’ka ndryshuar asgjë. Të jesh i mirë për Berishën do të thotë të jesh ose i vdekur, ose i nënshtruar para tij. Çdo gjë tjetër është kriminale.

Kjo vlen sidomos për ta kuptuar Lulzim Basha. Ai ka nevojë të ngrejë kauza të besueshme, që të bëjë opozitë dhe të ngjisë tek njerëzit. Besimi nuk është diçka që blihet me pare. Siç Luli është mësuar të blejë gjithçka në jetë, përfshi atë karrige që ka.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>