Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Fenomeni Grida, jo si zili grash

$
0
0

meroNga Mero Baze

 

Ka një përleshje nervash brenda Partisë Demokratike rreth promovimit dhe katapultimit të Grida Dumes në krye të partisë. Të nervozuarit e shumtë brenda partisë, vijnë kryesisht nga radhët e grave që janë në karrierë brenda PD, por dhe nga një pjesë e militantëve, që e shikojnë figurën e saj si të katapultuar aty për interesa klienteliste të grupeve mediatike afër Bashës.

Argumentet nga brenda PD kundër saj kanë të bëjnë me faktin që ato po i imponojnë në parti grupe mediatike si “gjobë” për mbështetjen e Bashës, dhe se mënyra si ajo po hyn në PD, prish garën dhe rregullat e partisë.

Unë nuk dua t’i dal në krah vlerave të zonjës Duma, pasi nuk shoh ndonjë vlerë tek ajo, përveç lehtësisë së përdorimit si kukull, por PD nuk ka arsye të protestojë për diçka që është traditë në PD. Shumica e grave që sot po ankohen për Gridën, kanë ardhur po ashtu në PD. Albana, Majlinda dhe një tufë grash që janë deputete dhe su mbajmë dot mend emrin, erdhën me katapult në vitin 2005, dhe shkelën mbi ato gratë që kishin bërë tetë vite opozitë dhe nuk i përfilli askush. Në vitin 2009 kështu erdhi dhe Mesila, e cila e nisi karrierën nga zyrat e Ilir Metës si kryeministër dhe ka gjasa ta përfundojë sërisht aty. Të gjitha të nevrozuarat me Gridën, më shumë se sa me prishjen e rregullit, kanë problem me mos prishjen e rregullit në atë parti, ku askush nuk respekton kontributin në parti, por furnizon oborrin e kryetarit me fytyra të reja kukullash, të veshura me fustan, ose pantallona.

Edhe nervozizmi tjetër se atë po e katapultojnë grupe mediatike afër Bashës, është i vërtetë, po nuk është i dëmshëm. Ai është më i pranueshëm si zhvillim se sa të katapultohej nga Argita, meqë kishte pirë kafe me të në Kosovë, apo nga Shkëlzeni, meqë i ka paguar disa vite emigracion në Suedi, siç ka ndodhur rëndom.

Nëse unë shikoj diçka të rëndë tek fenomeni Grida, nuk ka të bëjë me ligjësitë e karrierës politike në PD, por me vetëdijen e saj kriminale për ta përdorur politikën si mburojë të problemeve të veta financiare dhge ligjore.

Disa gazeta shqiptare për mbi dy javë po botojnë disa histori të përballjes së Gridës me ligjin dhe investime të dyshimta në biznesin e ndërtimit, që e bëjnë atë më shumë se sa një kukull politike, një kukull të mafias.

Koha kur ajo ka hyrë në politikë përkon në mënyrë të frikshme me shkresat e para që shoqëritë përmbarimore kanë nisur ndaj saj dhe akuzat e ngritura në prokurori. Intuita e saj e rrezikshme se “kur ke probleme me ligjin, shko strehou në politikë”, është në të vërtetë tipari më kriminal i atij fenomeni. Ndërsa letrat janë nisur drejt prokurorisë dhe borderove e pronave të saj për t’u bllokuar, ajo është nisur drejt zyrës së Lulzim Bashës për të qenë imazh fushate, më pas zëvendësministre që paguante rrogën në përmbarim dhe tashmë dhe kandidate për të qenë figurë udhëqëse e PD. Përtej sjelljes së saj publike, ne dimë dhe manovrat e saj private, kush e kreditoi fushatën e saj, kush ja shkroi ca artikuj mediokër në formë libri dhe kush e promovon atë për kukull të oborrit të PD-së, por kjo përmblidhet me një fjalë: Po e përdorin si kukull.

E keqja e madhe nuk është kjo. E keqja e madhe është se ata që mendojnë se po e përdorin si kukull, ajo po i përdor në të vërtetë si mburoja ndaj problemeve të veta ligjore dhe morale.

Ne sot flasim për pasuri politikanësh pa origjinë, por të gjithë e marrim me mend se si përfundon aksionere në një kompani ndërtimi një vajzë e bukur 24 vjeçe, pa ndonjë haber nga ndërtimi, thjesht studente e sapo dilomuar në sociologji. Biznesi i saj nuk ka origjinë paratë, por idenë se atë po e përdorin si kukull duke i dhënë ca lekë. Të njëjtin gabim bëjnë dhe këta sot që mendojnë se po e përdorin si kukull duke i dhënë ca pushtet. Problemi real është se ajo është e qartë çfarë do, dhe e shikon politikën siç ka parë atë ditëziun që i ka marrë aksione si “kukull” 24- vjeçare.

Duke e parë politikën si strehë për gra më të thyera në moshë, ajo në të vërtetë i jep një dimension të deklaruar kriminal politikës së opozitës dhe reformimit të saj, duke e kthyer atë në një objektiv të njerëzve që kanë porobleme me ligjin. Si Grida ka dhe plot burra që po aspirojnë njësoj të bëjnë karrierë. Ka ish- drejtora dhe zyrtarë të akuzuar për abuzime që po nxitojnë të shpallen koordinatorë. Është dhëndëi i Sali Berishës, një gjahtar i pushtetit të vjehrrit që ka pasur konflikt interesi në çdo punë të bërë prej tij dhe gruas së tij. Nën këtë model po vërshojnë drejt PD, të gjithë ata që mendojnë se mund të bëhen objekt i drejtësisë dhe përballjes me ligjin. Grida është simbol i tyre Ajo shkëlqen në aftësinë e saj për t’i kthyer në kukulla të saj, ata që mendojnë se u duhet si kukull. Është e qartë, si gjithëkush që e di përse përdoret. Kjo është për t’u mbajtur shënim si një gjë e keqe që po i ndodh PD-së. Po jo Gridës. Ajo ka fatin që kanë gjithë të ngjashmet e saj.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>