Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Sandri hakmerret për xhaxhain që u kap duke vjedhur pompën për skrap

$
0
0

Pasi Ministria e Bujqësisë çoi në prokurori xhaxhain e Sandrit, që kishte shitur pompën për skrap, gjithë bateritë e TV Klan-ABCD… News u drejtuan tek ministri Panariti.

Në mbldhjen e mëngjesit, Sandri e nisi me Bejten.

-Ti boll më ndenje tek Noeli duke bërë komente ilegale tek Tema, i tha Sandri. Je drejtor lajmesh, duhet t’i biesh qeverisë.

-Po thuj mo burrë se na ke pre krahët, i tha Bejtja. Sa bëhemi gati me i ra ne qeverisë, ti na ndal. Jo, prit se kam një punë me Ramën, jo, prit se do takoj Gjiknurin, jo, prit se kam një tokë për të hipoteku… ça lajme të bëjmë ne?

-Ka plot lajme kundër qeverisë, s’ke pse merresh me politikë, i tha. Me politikë merrem unë e Fevzo. Ti duhet të merresh me hallet e popullit.

-Po mirë mo burrë, po nga t’ia nisim se ky popull vetëm halle ka, i tha Bejtja.

-Me bujqësinë ta nisësh, i tha. Duhet të gjejmë patjetër domate që janë të rritura me vaksina helmuese.

-Po ku i njof ato unë mo Sandër, dhe agronom më bëre tani. Ato as Martin Leka nuk i njeh.

-S’ka nevojë t’i njohësh, vër një specialist. Bile kam të dhëna se qepët e hudhrat e njoma rriten me vaksina.

-Mos ia q… nënën, tha Bejtja, se kam dy muaj që ha çdo drekë qepë të njoma dhe them sa shpejt qenkan bo… Me vaksina qenkan o?

-Të gjitha me vaksina janë. Duhet ta bëni copë atë Ministrin e Bujqësisë.

-Kudjes se osht i Metës, i tha Bejtja.

-Le të jetë, as më plas fare… S’du me ia ditë para shëndetit të popullit. Nuk po bëjmë politikë, po mbrojmë popullin. Nis nesër njerëzit në Divjakë dhe bëj reportazh, speciale, koment, çfarë të dush.

-Po pse s’thu ti që këta avionët në Divjakë sillkan pesticide dhe marrkan hashash, tha Betja.

-Lëri mo këto se Doktori thotë broçkulla, ka rrjedhur, por shiko këtë që të them unë.

-Sandro, të lutem shumë, Doktorin mos ma sha. Dakord jam, e bëjmë dhe këtë që thu ti, por s’kemi pse e shajm Doktorin.

-Duhet me e sha dhe atë bole Bejte, se në vend që të merret me bujqësinë që po na helmon, merret me avionë me drogë. Ka shku për lesh.

-Po ça të ka gjetë me këtë bujqësi mo burrë se s’je marrë kurrë?

-Bëj çfarë të thashë, i tha. Shko ble aty dy kuintalë domate, hapi të gjitha, po gjete ndonjë me zemër të bardhë të papjekur, fotografoje, filmoje dhe ta bëjmë spot.

-Spot jo xhanëm se s’na pagu më njeri, tha Bejtja, por po e bëjmë sigël.

-Mirë, shko gjeje një herë. Dhe të dua sinkron dhe ty dhe ABCD… Jo çfarë thotë njëri, nuk thotë tjetri.

-D.m.th quhemi televizion opozitar në nivel kooperative kështu, tha Bejta.

-Atë e di unë, tha Sandri, niseni një herë me Bujqësinë, pastaj e shohim.

-E kuptova, tha Betja, d.m.th ta kem mendjen tek këta të LSI. Po e vazhdoj me rrugët.

-Mos ha mut me rrugët se kam ca lekë akoma pa marrë, i tha. Vetëm tek Bujqësia një herë.

-E kuptova, tha Bejtja. Paskemi luftë së shpejti Rama- Meta. Le, le se e kuptova. Qenka pak e thellë puna. Po ja kështu lajmesh duam ne. E dija që do plaste një ditë. Po ti na e thuaj o burrë, mos na i mba sekret këto lajme se këtë presim të gjithë.

-Lëre mo k…, ça lufte thu ti, se dhe kjo na duhet ne. Puna është që ta detyrosh atë Panaritin të vijë të bisedojë me mua.

-Po atë ç’e do mo burrë, i tha betja. Ti rri gjithë ditën me Metën dhe do në darkë Panaritin.

-Duhet të tërheqë atë padinë për xhaxhanë, që ka shitur pompën për skrap në Lezhë mo burrë, se na ka bë gazi i botës. Këtej më çojnë mu në burg për 15 milionë euro reklama, këtej çojnë xhajen për 5 milionë lekë të vjetra. Po na bëjnë dhe legena si fis mo burrë. Du ta bësh mut derisa të vijë të kërkojë takim me mu.

-Pse s’thu ti, që pas ndonjë muaj kemi me kërku falje që s’janë domatet me pesticide, tha Betja. Vari leshtë. Të paktën të ha qepë pa frikë në drekë me raki unë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>