Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

‘Hëna e plotë’, sekuestrohen armë, drogë dhe tritol. Arrestohen dy persona

$
0
0

policiaGjatë operacionit të koduar ‘Hëna e plotë’ , policia e Gjirokastrës ka sekuestruar drogë, armë dhe tritol si dhe ka arrestuar 2 persona. Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 42-vjeçarin Shpëtim Sinani dhe një 16-vjeçar me inicialet O.S që udhëtonte me të në makinë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në automjetin me  targa AA 804 AF, që drejtohej nga 42-vjeçari Sinani u gjetën 50 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë.

Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 42-vjeçarit policia ka sekuestruar një sasi armësh dhe municionesh, si një automatik, një pistoletë, dy kallëpë tritol me kapsollat detonatore, granatë me ndezës, 1500 fishekë pistolete dhe 1650 fishekë automatiku.

Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa pritet edhe një deklaratë e plotë e policisë për operacionin.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>