Arrestohet polici i Forcave Speciale pasi kërcënoi me vrasje bashkëshorten.
Ndalimi i Skënder Sallahut u krye sot pasdite në banesën e tij, në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë.
Prangosja e policit të repartit FNSH 712 u bë nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.
Ai u kap në flagrancë për dhunë në familje.
Bashkëshortja e tij, Mirela Sallahu denoncoi se mbrëmë rreth orës 21.20 është kanosur nga burri i saj, për vrasje me armë zjarri pistoletë, e kjo madje në sy të fëmijëve.
Ky veprim policit të FNSH-së, thonë burime, është i përsëritur.
Edhe në datë 4 prill bashkëshortja e tij Mirela e ka kallëzuar Skënderin për kanosje serioze.