Quantcast
Channel: Gazeta Tema
Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852

Bujar Nishani liron nga detyra Kristaq Gervenin

$
0
0

Gerveni-Kodgeli

Presidenti ka vendosur që të dekretojë lirimin nga detyra të Kristaq Gervenit, që shërbente si Përfaqësues Ushtarak në Përfaqësinë e Përhershme në Shtabin e NATO-s në Bruksel.

“Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të pikës 8 të nenit 7 të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000 “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit dhe të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, dekretoj: 

Kundëradmiral Kristaq Gerveni, lirohet nga detyra e Përfaqësuesit Ushtarak në Përfaqësinë e Përhershme të Republikës së Shqipërisë në Shtabin e NATO-s në Bruksel, Belgjikë,” thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në datën 7 mars, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka nxjerrë një urdhër “Për dorëzim detyre dhe kthim në atdhe” nga ana e kundëradmiral Kristaq Gërvenit për pozicionin që ai mban prej vitit 2011 si përfaqësuesi ushtarak në misionin tonë në NATO.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 10852